“Biblioteka në Lezhë 40 mijë shërbime në vit”

Numri i shërbimeve ndaj lexuesve të moshave e profesioneve të ndryshme për vitin e kaluar ishte 40 mijë. Kështu shprehet për gazetën “Koha Jonë”, drejtori i Bibliotekës Publike në qytetin e Lezhës, Gjergj Shyti.  Parësore në punën tonë ka qenë dhe mbetet shërbimi në kohë dhe korrekt ndaj lexuesve, të cilët sa vijnë dhe frekuentojnë më shumë bibliotekën tonë tregon më tej, Shyti. Sot kjo bibliotekë numëron në fondin e saj 120 mijë ekszemplarë me fonde të hapura, me shërbimin korrekt e të specializuar të specialistëve të saj. Koleksionet janë renditur sipas fushave të dijes. Shërbimi në këtë bibliotekë është  me fonde të hapura në të gjitha sallat, kështu që informacionet që paraqiten në sallë, ku lexuesi vihet në kontakt të drejtpërdrejtë me librin e dokumentet. Lexuesi paraqitet vetë tek autorët apo rubrikat që dëshiron, e merr vetë librin nga rafti për ta përdorur në sallë apo sipas nevojës për ta huazuar atë në shtëpi. Një praktikë e re kjo, që ka lehtësuar shërbimin, ka rritur shkallën e informacionit dhe interesimin e përdoruesve.  Biblioteka Publike e Lezhës, kryen 35-40 mijë shërbime vjetore, prej të cilëve mbi 3 mijë të anëtarësuar me kartela. Në punën e saj biblioteka përpiqet që të ofrojë shërbime korrekte e profesionale nga specialistët e saj, bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve dhe intelektualëve, duke përcaktuar më parë prioritetet edhe për këtë vit. Në punën e përditshme ky institucion , e ka ndërtuar punën, jo vetëm duke patur parasysh psikologjinë e trashëguar e kulturën tradicionale, por edhe përdorimin e teknologjive të reja të  komunikimit e informacionit, duke ofruar një shërbim sa më cilësor e profesional  nga specialistët e saj bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve, intelektualëve, të rinjve, nxënësve, duke përcaktuar më parë prioritetet edhe për këtë vit. Kjo bibliotekë  punën e përditshme të saj e ka ndërtuar jo vetëm duke patur parasysh psikologjinë e trashëguar e kulturën tradicionale, por edhe përdorimin e teknologjive të reja të komunikimit e informacionit, me qëllim që lexuesve të mund ti ofrohet një shërbim sa më cilësor e profesional.

Jak Rrozhani

SHKARKO APP