Bibliotekat e Shkodrës

 

Nga Kastriot Kotoni

Shkodra, kjo tokë e pjellshme e kulturës mbarëkombëtare shqiptare vjen në librin e Zj. Elektra Çapaliku, me titullin kuptimplotë ‘EX LIBRIS SCODRAE’, si një punim shkencor me burime të vjetra e të reja i ndarë në tetë kapituj. Kapitujt të ndarë nënkapituj të vegjël, gjë që për autoren e librit është e konceptuar një lexim sa më funksional për lexuesin. Në kapitullin e parë jepet “AB IMMEMORABILI”, “EX LIBRIS SCODRAE” me nëntituj, “Shpypshkronjat në Shkodër’’, “Tregtimi i librit”, “Pasurimi i biblotekave”, “Biblografët shkodranë”. Autorja Çapaliku e nis rrëfimin me historinë e Shkodës në periudhën ilire e më pas me principatën e Arbërit. Deri para pushtimit osman Shkodra ishte një kryeqendër e kulturës në Arbëri e përtej saj. Shfaqja e Bushatëllinjëve shumë vjet më vonë e rilind këtë qytet, nisi kalimi i sistemit nga një ekonomi natyrore në sistemin e ekonomisë së tregut. Shekulli XIX e gjeti Shkodrën në hapat e para të kapitalizmit dhe krijimit të borgjezisë. Numëroheshin 3500 dyqane, 50 firmagrosiste, 130 firma tregtare që i kishin agjencitë e veta në Venecia e deri në Liverpool, e që kërkonin njerëz të shkolluar për tu përballur me botën e madhe të konkurrencës me të huajt. Kur Porta e lartë nxori një dekret ku vendoste barazinë mes shtetasve myslimanë e të krishterë të Perandorisë, ajo iu shmang presionit austo-hungarez si dalëzote të elementit katolik në Shqipëri. Kultursprotektoriati çonte ujë në ruajtjen e identitetit kulturor të mbetur. Shkodra u bë kështu një qendër e hapur ekonomike dhe e gatshme për të asimiluar kulturalisht element integrues që vinin nga marrëdhëniet me shtetet në rajon e më gjerë. Konsullata të shumë shteteve hapen në Shkodër, ndaj kemi edhe fenomene të shumë emrave që bëhen protagonistë të qytetit, si Pietro Marubin, e Arsen Idromenon, Scagnettin e Giacinto Siminin etj. Udhëheqësit mendorë e shpirtëror të Shkodrës kishin kaluar kalvarin e vështirësive e ishin kthyer në Liberatorë të rilindjes kombëtare, emra të tillë si Pashko Vasa e Zef Jubani, Luigj Gurakuqi, e Faik Konica, Gjergj Fishta e Kolë Idromeno, Ndre Mjeda e Pjetër Marubi. . At Gjergj Fishta me thënien e tij të famshme mbas aktit të shpalljes së panvarsisë, ’Tashti që u ba Shqypnija, duhen me u ba shqiptarët’ ishte sinkron me një lulzim edhe në fushën e kulturës së këtij qyteti. Pjetër Marubi me studion e parë fotografike qysh në vitin 1858, mbas 20 vjetësh Kolë Idromeno pikturonte motrën e vet Tonen, më pas troket në Shkodër e para orkestër frymore me maestro Giovani Kanale, pa harruar At Leonardo De Martino në vitin 1879, do organizonte të parën shfaqe teatrore me nxënësit e mësuesit e kolegjit Saverian. Pyetja kush jemi dhe si mund të identifikohemi u bë prerrogativi I kohës. Sipas autores z ÇAPALIKU , sistemi publik e privat, laik e religjoz u bë baza e krijimit të jetës kulturore shqiptare e shkodrane në veçanti. Nga ana tjetër , shtypi I qytetit me letërsi e publiçistikë , me vepra e polemika shtypi, me militantizëm social , me hapje si kurrë më parë nga Perënidimi, I bëhej një prijës I sigurtë zhvillimi. Klube, shoqëri e komisi, librari dhe sallone artistike, letërsi eksperimentale e tradicionale, bashkëjetonin e grishnin për debat njëri – tjetrin. Ky mentalitet qytetar u shtri në të gjithë Shqipërinë me njerëz si Thoma Turtulli në Korçë I cili me paratë e veta ngriti në vitet ‘30 një biblotekë publike, në Tiranë me hapjen e kinemave private, nga vllezërit Beshiri, Obdari etj.

Inter arma , silent musae, është nënkapitull I cili shtjellon edhe fillimin e dokumentit në Shqipëri, me Statutet e Shkodrës deri në vitin 1469, përgjatë leximit të të cilave mahnitesh kollaj prej përfytyrimit që krijohet për një qytet krejtësisht evropian, piktoresk e që si lë asgjëmangut qyteteve të famshëm të asaj kohe. Historia e botimit të të parit romancier shqiptar Ndoc Nikajt e treguar nga At Gjergj Fishta na jep dhe klimën kulturëdashëse që egzistonte në Shkodër, e me sa dashamirësi ajo financohej nga zotëria me mbiemrin Dodmasej për botimin e këtij libri. Në vitin 1944 numëroheshin në qytet 28 bibloteka të rëndësishme me karakter albanalogjik. Kurse në pikpamje editorial në Shkodër deri në 1944 u botuan rreth 60 revista, e gazeta e kalendarë. Me ardhjen në pushtet të komunistëve biblotekat e deriatëhershme u panë si vatra të infektuara që duheshin mbajtur nën kontroll , duheshin seleksonuar, duheshin krijuar fondet e rezervuara, kështu lindi termi ‘libra të ndaluar’. Ëilli Kamsi tregon mbi barbarinë që është bërë në biblotekat e Jezuitëve, e Françeskanëve. Ndërsa hiqeshin rraftet e librave, librat liheshin përtokë në mesin e sallave në mëshirën e kujtdo . Kamion të tërë vërshonin me thasë e dengje librash, drejt Urës së Bunës për në Jugosllavi, gjoja për karton, por në fakt pas një përzgjedhjeje të kujdesshme pasuruan biblotekat e Jugosllavisë, tue çveshë Shkodrën prej tyne. Madje një provë të kësaj , kemi praninë e dorëshkrimit të ‘Lahutës së Malcisë’s’At Gjergj Fishtës në njërin prej intitucioneve të Zagrebit.

Dhuna e madhe ndaj biblotekave fetare të intitucioneve fetare u ushtrua kryesisht nga viti 1967, kur edhe u shpall zyrtarisht ateizmi. Në çastin e sekuestrimit një pjesë e librave u dogj, një pjesë tjetër u vodh dhe një pjesë tjetër shkoi në fondin e biblotekës shtetërore. Pas viteve ‘90’ industria e librit u privatizua, . tregu I librit u liberalizua, sistemi I konservimit të kulturës së shkruar u dëmtua rëndë. Në Shkodër pati një bastisje të re të biblotekës publike më 1992, merastin e trazirave të 2 Prillit.

Shtypshkronjat në Shkodër, deri në maj të vitit 1946 kur u shtetëzuan, ishin shtypshkronja “Seminari Papnuer” që filloi e u themelua prej etërve jezuitë në 1870, shtypshkronja “Taraboshi”, shtypshkronja “Kaçulini”, shtypshkronja “Ora e Shkodrës”, shtypshkronja “Nikaj”, shtypshkronja “Françeskane”, shtypshkronja “Republika”. Këto shtypshkronja kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e dijes dhe pasurimin e bibliotekave.

Nga shterimi i të dhënave prej autores Çapaliku nuk mund të mos përmendim edhe rubrikën “Tregtimi i librit” ku sipas saj libraria më e hershme përmendet ajo e “Dugajve të Reja” e Filip Shirokës, librari “Laçej”, librari “Broja” dhe librari “Nikshiqi”. Padyshim, sipas autores pasurimi i bibliotekave të këtij qyteti me dokumente e materiale serioze nga të gjitha bibliotekat dhe arkivat e ndryshme të Europës, u bë nga hulumtuesit jezuitë dhe françeskanë. Vepra të rëndësishme fondamentale për historinë e Shqipërisë si “Iliricum Sacrum”(Farlati – Koleti), Kadastri Venedikas i Shkodrës. Në vitin 1929 fryti i gjurmimeve ishte dhe sjellja në Shqipëri e tre kopjeve të fotokopjuara të Mesharit të Gjon Buzukut nga ana e At Justin Rrotës. Mustafa Pasha i fali vakëfit bibliotekën e tij dhe ndërtoi një bibliotekë me libra të zgjedhur e shumë të shtrenjtë. Në vitin 1926 Fishta i fali bibliotekës librat e përdorimit të vet. Një ndër projektet të bëra nga Fishta ishte ai i bibliotekës që u realizua në vitin 1930 me ndihmën e zvicerianes Maria Buhler.

Bibliografët shkodranë pasqyrohen nga autorja si përmbushje e një mozaiku kulturor shkencor të domosdoshëm për shkencën albanologjike. E para bibliografi e krijuar në Shkodër ishte ajo e A. Xanoni. Sipas Jup Kastratit i cili argumenton se bibliografia shkodrane pati një hov në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të XX. Justin Rrota, At Fluvio Cordinjano, Karl Gurakuqi, Benedikt Dema janë pionerët e bibliografisë, pa harruar bibliografët Ëilly Kamsi, Palokë Daka dhe Luigj Shestani, Bep Jubani, Faik Lulin, etj.

Autorja Çapaliku kur shteron tezën e bibliotekave të hershme i referohet Aleksandër Stipçeviçit, këtij studiuesi kroat i cili në veprën e tij madhore “Historia e librit” shënon se në Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanë qenë dhe në Shkodër. Qendra të rëndësishme të adminstratës e të kulturës me arkiva e biblioteka të famshme kanë qenë arqipeshkëvitë e Durrësit, Tivarit, Shkodrës e Shkupit. Faktet e dokumentuara tregojnë se bibliotekat e organizuara datojnë që në vitin 1683 me bibliotekën e Bogdanit. Një bibliotekë e moçme si dhe ajo e Bogdanit nuk ekziston më sepse u dogj, ka qenë e Myftiut të Tabakëve apo Këllyçit. Kjo bibliotekë ka qenë shumë e pasur me dorëshkrime në gjuhën orientale e themeluar në vitin 1750 nga Hasan Këllyçime 3000 kopje. Ndër eksponatet më interesante të saj duhen përmendur “ABC-ja shqipe” e vitit 1900 si dhe dy tabela astronomike të H. Tasimit.

Baticat e zbaticat e qytetërimit shkodran na çojnë tek biblioteka e jezuitëve, dhe françeskanëve. Bibliotekat e shoqërive kulturore të cilat datojnë nga viti 1919 me tre shoqëri kulturore “Bashkimi”, “Agimi” dhe “Gjuha shqipe”. Në këto shoqëri si dhe në komësinë letrare kemi shkencërisht të vërtetuar tashmë tezën se fondet për krijimin e bibliotekës kombëtare shqiptare janë nga këto biblioteka. Hilë Mosi që drejtonte shoqërinë “Vëllazënia” i dhuroi 3000 vëllime në vitin 1922 Bibliotekës Kombëtare të ndodhur në Tiranë.

Bibliotekat private janë një safir që e pasurojnë gjerdanin e kulturës shkodrane gjë që tregon frymën perëndimore të këtyre koleksionistëve të palodhur shqiptarë. E tillë ishte biblioteka e Lluka Karafilit me pseudonimin Bardhyli me 2500 libra, Lec Harapi me libra të çmuar për studimet albanologjike e balkanologjike. Po kështu shumë e rëndësishme ka qenë biblioteka e Anxhelin Saraçit. Biblioteka e familjes Idromeno, biblioteka e vëllezërve Ivanaj, biblioteka e italianit At Fluvio Kordignanos, biblioteka e Kol Kamsit, bibloteka e Jup Kastratit, apo bibloteka e Ëilli Kamsit, dhe bibloteka e Tef Topallit, Tomorr Osmanit, Hamet Osjes, Rakip Gjylbegut. Biblioteka publike “Marin Barleti” e krijuar në vitin 1934 është sot biblioteka më e pasur pas asaj kombëtare të ndodhur në Tiranë. Biblioteka e Muzeut Historik e cila së fundmi është pasuruar nga fondi i mrekullueshëm i librave të Arshi Pipës. Libri më i hershëm i bibliotekës së muzeut është ai i Budit i vitit 1621.

Librat e rrallë si “Historia de Vita et Gestis Georgii Castrioti Scanderbegi” e Marin Barletit (1508-1510); “Doktrina e krishtenë” e Budit, janë ikona që shdrisin prej shekujsh kulturën e qytetit të Shkodrës. Zvetënimet nga hordhitë pushtuese nuk ia kanë arritë me e humbë shkëlqimin e kohrave të motë motitkësaj zonje të randë siç ka qenë e do të jetë Shkodra. Autorja e librit e ndien qytetin e saj të lindjes, e prek dhe e shenjon me admirim në çdo dokument apo faqe historie me vëzhgim shkencëtari dhe pa hyjnizime. Ajo i thërret kujtesës njerëzore në çdo rresht libri, faqe, dokumenti për të ndërtuar një Rozafë që nuk prishet në mendjen e bashkëqytetarëve dhe bashkëkombasve të saj. Pyetja që shtron autorja pas një rilindje të bibliotekave nëpër institucionet fetare dhe publike a do të ketë po atë pjellori mendore Shkodra, a do të mbillen fidanat e ideologjisë kombëtare?

 

SHKARKO APP