Bie importi i makinave të vjetra – Pas vendimit të qeverisë, DPSHTRR: Janë futur 13 000 automjete më pak

Pas ndryshimeve në bëra në drejtim të makinave të vjetra që lejohen të importohen në vendin tonë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor flet për një rënie të ndjeshme të këtyre blerjeve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 8-mujorit të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë futur 13 mijë automjete të vjetra më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, çka sipas drejtuesve të këtij dikasteri tregon një dekurajim nga ana e qytetarëve.

Po ashtu, ata thonë se kjo ka sjellë një rinovim të flotës së automjeteve në qarkullim, duke u pasuar me pasoja positive në ajër. Mbrojta e mjedisit ishte edhe arsyeja që çoi qeverinë të bëjë ndryshime ligjore në drejtim të automjeteve që lejohen të importohen në vendin tonë. Referuar ndryshimeve , automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

Fillimisht, qeveria vendosi të ndalonte importin e automjeteve të vjetra mbi 10 vjet, por pas presionit të qytetarëve u vendos që te lejohet standardi EURO 4, që përfshin automjete të prodhuara nga vitit 2005 e në vazhdim. Nga ana tjetër, tregtarëve të automjeteve iu la afat deri në datën 31 dhjetor 2019 që të zhdoganojnë të gjitha mjetet që kanë hyrë në territorin shqiptar deri në dhjetor 2018, pavarësisht vitit të prodhimit.

SHKARKO APP