Biondja nën moshë i futej në shtëpi, si ia rrëmbeu zemrën burrit me 2 fëmijë dhe e braktisi! Tiranasi rrëfen historinë e pabesueshme me 3 gratë

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News24 u trajtua historia e trishtë 65-vjeçarit nga Tirana, Faik Çekrezi. Ai jeton prej 13 vitesh në një dhomë të rrënuar afër Qytet Studenti, së bashku me bashkëshorten e tij. Faiku ka kaluar tre martesa të dhimbshme. Gruaja e parë vdes gjatë një operacioni në mitër, ndërsa e dyta e braktis. Ajo futet si uragan në jetën e varfër dhe plot vuajtje të Faikut.

Ishte aq e bukur dhe ai nuk i thotë dot jo. Kishin 20 vite diferencë në moshë dhe përpos varfërisë, ish-gruaja e dytë do të bëhet edhe një nënë për fëmijët që Faiku kishte me martesën e parë. Diferenca e moshës dhe bukuria e vajzës, e cila fillon ta tradhtojë, bëhen burim konflikti në familje. Një ditë ajo braktis burrin dhe fëmijët pa dhënë asnjë shpjegim. Niset drejt Italisë me ndihmën e nënës së saj.

Më pas nis bashkëjetesën me një burrë nga Elbasani në Itali, por edhe me atë ndahet, pasi ai përfundon në burg për drogë. Nëna e shet vajzën në një familje italiane në moshën 12-vjeçare dhe nuk e pyeti babain biologjik. Por, vajza nuk do ta falë këtë veprim të pabesë të nënës së saj. Faiku rrëfen me lot në sy momentin e ndarjes, vetminë dhe sakrificat me fëmijët. Por, edhe këta, një ditë do e braktisin, për shkak të konflikteve që kanë pasur me ish-gratë.

Rrëfimi

Faik Çekrezi: E falenderoj Zotin që më ka dhënë intuitën. Ika ushtar. Kam punuar shumë vite në minierë në zonën e Përrenjasit. Ishim shtatë fëmijë. Babai ndërroi jetë kur isha 24 vjeç. Nëna ka gjashtë muaj që ka ndërruar jetë. Unë kam realizuar të gjitha detyrimet për prindërit. Me gruan e parë jam martuar në moshën 26 vjeçare. U njohëm në Tiranë. Kur erdhi në fshat u ambientua, unë punoja në kooperative. Ajo u operua dhe doktorët i lënë gërshërët brenda. I thotë nanës së vet, se diçka më ra, ndihet keq dhe për 12 ditë ndërron jetë. U varros në sharrë. Vjehrri më tha: hajde të jap vajzën tjetër, vetëm mos i braktis fëmijët. Unë bëra 9 muaj burg, që është turp ta thuash. Më kapen me 2 kg arra. Detyrohem 9 muaj burg nga opinioni. Unë nuk jam as demokrat. Spiunët dhe servilat i kam urryer gjithë jetën. Fëmijët i mbajtën prinderit e nuses në Kamëz. Kur dola nga burgu, me datë 3 janar dal për të marr cigare. Përballë rrugës ishte një kopsht. Më thërret një edukatore që të futëm brenda se ishte ftohtë. Ishin 3 femra, njëra e cila quhej Lirie, një bionde, ngrihet dhe më liron vendin. Unë e shikoja dhe mendoja se është ekonomiste apo intelektuale. Më thotë: ti je Faiku, që ke dy fëmijë?

Unë i them: po, unë jam. Ju jeni hetuese? Edukatorët më thonë: nuk është hetuese, por është e martuar dhe burri e dhunon. U hap dyqani. Edukatorja më thërret: më thotë: kjo biondja ka hyrë nga dritarja në shtëpinë tënde. Vëllai më thotë: ajo ka gjashtë muaj që vjen në shtëpinë tënde nga dritarja dhe kujdeset për fëmijët. Atë e dhunon burri. Një ditë e gjej brenda dhe i them: unë jam fukara, jam me dy fëmijë. E pyes për moshën: më tha jam 26 vjeç. I thashë: dikur do më thërrasësh gjysh. Je nën moshë, hajde të shkojmë në polici. Shkuam në polici, zonja bëri ankesë. Ata më thonë: ke grabitur një femër. unë iu thashë: kjo zonjë nuk ka shkuar të bashkëshorti që e dhunon, por vjen pas meje. Policët më thonë: ne kërkojmë që ajo të shkojë në shtëpinë e vet. Kjo ishte femër e bukur dhe unë nuk e shmanga dot. Është turp ta thuash, por e doja aq shumë sa shkoja në punë dhe kisha frikë se mos ma grabiste njeri. Shkuam në Librazhd për një jetë më të mirë. Edhe ajo erdhi me mua. Pas ca kohësh shkova në Greqi. I gëlltita ca gjëra, por konfliktet mes nesh u acaruan shumë. Një ditë më thotë: dua të shkoj te mami. E çova për tre ditë, por kur e kërkova se gjej aty.

Dita e largimit përfundimisht ka qenë 26 dhjetor. Përfundimisht më vjen nusja dhe më thotë: do shkoj për të paguar borxhet me djalin. Ajo e kishte përpunuar në një mënyrë të tillë, që të mendojnë se atë e kanë rrëmbyer. Unë e besova. Tani kam ndryshuar mendim, sepse ishte dëshira e saj për të ikur. Unë njoftova policinë e Librazhdit. U vunë të gjithë në lëvizje. Më la 5 fëmijët. Më vinte turp nga opinioni. Pas dy muajsh më thotë vajza: babi, gjeta 400 lekë në tokë. Djali më tha: nuk i ka gjet vajza, por ia ka lënë nëna së bashku me një letër, ku shkruhej: merri këto lekë dhe mos u marto. Një komshije më thotë: Faiku të kërkon një numer nga Italia. Nuk shkova. Por për hir të fëmijëve ngrita receptorin: më tha: Jam Liria. (qan..) Nisem me kalamajtë për në Itali. Çfarë mund të pres nga një grua e divorcuar që ka nisur jetën e saj. Ajo jeton me fëmijët e mijë. Ajo ka jetën private. Me vajzën kam pasur marrëdhënie shumë të mira.

Sapo zbrita me skaf në Tranto, me sakrifica më kishte çuar ish-gruaja. Nuk kisha çfarë të bëja, duhet ta pranoja për fëmijët. Në tren na kontrollo policia, unë i fus fëmijët në banjo. Në orën 10:00 arrij në Brescia, aty na priste ish-gruaja. Shkuam në shtëpinë e saj, na priti, mori fëmijët iu bleu rroba dhe mua më bleu një xhaketë të shtrenjtë. Unë e pyes se çfarë punon? Ajo vinte vonë në darkë. Jetuam 9 vite bashkë në Itali. U ktheva në Shqipëri sepse nuk pashë dritë jeshile për fëmijë. Të pesë fëmijët shkuan në Institut. U bënë me shkollë. U ktheva në Shqipëri, më kthyen. Ajo grua bëri mrekulli, më rriti dy fëmijët. Vajtja e fëmijëve shkuan në institut, sepse nëse nëna bën punë jo të duhur shteti nuk t’i lejon fëmijët. Unë kam bërë punë në doganë, eksport-import. Motrat më kanë shumë lekë borxh. Dikur më thonin shef, tani “barbon”. Me Luljetën jam njohur në gazetën që kërkojnë gra. Punoja në Ersekë atë kohë. Ajo mu përgjigj. Kontaktova më të, ajo kishte një nënë të mrekullueshme.

Kjo martesë nuk është pranuar nga 5 fëmijët. Ajo është sjellë ftohtë me fëmijët. Erdhi djali për të ndjetur, në telefon më thotë ish-gruaja: po vjen djali. Ai kishte filluar një rrugë të keqe, por gruaja që kam aktualisht ma përzuri. Pas ca kohësh më përzuri dhe vajzën. Motra më ka akoma lekë borxh sot. Ose jam unë shumë i keq. Por s’kam bërë aq gabime, ku vëllai han në tokën që ma ka marrë pa asnjë lekë. Vëllait tjetër në Lushnje i kam bërë mrekullira. Me vëllain e vogël kam marrëdhënie të rregullta. Me vëllain e vogël flas çdo ditë. Me motrën e vogël fola dje. Vajza e madhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me mua. Vjet isha në Itali. Me të fola në korrik: më tha: babi qenke plakur shumë, do të nis ca lekë. Në atë moment u fik telefoni dhe s’më ka kontaktuar më. Unë s’kam mundësi, s’kam telefon. Djali i madh ka lidhje shumë të forta me ish-gruan. Ajo ka dhe të mirat e veta, s’ka vetëm mëkate. Vajza mban krahun e vëllait. Përfundimisht me ka thënë kështu Liria: për çfarë e do atë grua të çmendur, për gruan aktuale. Fëmijët më kanë thënë: ndahu nga ajo grua dhe të mbajmë ne!

SHKARKO APP