Birrë apo verë? Të preferuarën sipas horoskopit
Zbuloni sipas shenjës tuaj zodiakale nëse jeni dashamirës ndaj një gote birre apo ndaj një gote vere.Një autor anonim dikur shkroi: «Ai që pi vetëm ujë ka një sekret për të fshehur». Por, a është kjo e vërteta?
Sigurisht, shumë herë një gotë e mirë me verë ose një shishe birre mund ta bëjë një mbrëmje më të këndshme, duke krijuar një atmosferë më të gëzuar dhe festive.
Ka njerëz që preferojnë verën sepse i shijon më shumë dhe të tjerë që preferojnë birrën sepse është më pak e fortë.
Nëse keni dyshim, Horoskopi ju sugjeron se çfarë të zgjidhni midis verës dhe birrës bazuar në shenjën tuaj të zodiakut.
Le të ngremë një dolli me yjet!
Dashi – Kur dëshironi të lini pas gjithçka, pas një dite të vështirë në punë, nuk ka asgjë më të mirë se një birrë (por edhe dy ose tre) në shoqërinë e miqve tuaj. Birra që preferoni është e kuqe, si ngjyra juaj e preferuar.