Biseda me vajzën e vogël, Rama: Djali im luan me forca të errëta
Kryeministri Edi Rama ka shkuar pasditen e së martës në familjen Greku, e cila humbi 3 persona në tragjedinë e 26 nëntorit. Gjatë vizitës në banesën e re ku është strehuar familja, Rama ka përqëndruar gjithë vëmëndjen e tij në dy fëmijët e vegjël të të vetmit të mbijetuar të familjes. Vajza e vogël është ulur pranë kreut të qeverisë dhe i ka treguar dhuratën që ajo donte për Vitin e Ri, ndërsa Rama i ka premtuar se do ta prezantonte me të birin.
Pjesë nga biseda mes Ramës dhe vajzës
Rama: Qenke shumë e mirë.
Vajza: Gocë mo!
Rama: Aaaa mke dal aty ku dua. Kam edhe unë një çun të vogël ashtu kështu si ti
Vajza: Kaq të vogël?
Rama: Kam edhe një gocë po e kam të madhe, kam edhe një çun të madh. Do të prezantoj ndonjë ditë me Zahon se jemi dhe komshinj.
Vajza: Edhe unë të vij sa herë të dua?
Rama: Po hajde loz me Zahon. Do na prezantosh ndonjë ditë me Elsën dhe Anën. Se ai çuni im merret me Spidermanat me këto forcat e errëta.