Bisedë me romët e Sharrës

REPORTAZH

Nga Ramazan Sherja

Dielli po zbret ngadalë prapa kodrave të Sharrës dhe buzëmbrëmja bëhet gati të pushtojë gjithçka. Tek futemi në një rrugë të pashtruar , në krahun e djathtë të Landfillit të Sharrës, edhe pse era e keqe e plehrave të bën që të mbyllësh gojë e hundë, përsëri instiktivisht nuk mund t’i shpëtosh tingujve të një dajreje që vijnë nga një barakë e romëve, fare buzë rrugës. Disa stenda zgjedhjesh të përdorura në fushatën e parafundit, me emrat e kandidatëve për deputetë, kanë shërbyer për të formuar një kuadrat të shtrembëruar të një barake që strehon një familje rome me 12 veta. Një çarçaf gjasa si i larë, i nderë në një litar të trashë që shërben si tel për tharjen e rrobave, nuk na lejon ta dallojmë fytyrën e nxirë të ahengxhiut, por shohim vetëm lëvizjen me shkathtësi të duarve të tij, dhe dëgjojmë zërin si një tallava e çjerrë që mundohet ta shoqërojë me tingujt e dajres. Kur afrohemi njihemi me Maliqin, një burrë rreth të 40-tave, me mustaqe të gjata dhe me një kapelë në kokë. Edhe pse po erret, ai nuk prish terezinë të futet në barakë, por pasi thith herë pas herë nga një gllënjkë në faqoren e rakisë vendosur midis gjunjëve, i kthehet këngës së përmallshme: “o lele moj sa hata,/ iku xhevahirja dhe mua më la,/ eh ti moj jetë, moj katile/, dashurisë s’i bën dot hile…”. Ka filluar të bëhet natë dhe akoma të gjithë romët e 16 kolibeve që ngrihen këtu pranë Landfillit të Sharrës, nuk janë mbledhur në ato shtëpi u thënçin. Dikë mund ta ketë zënë sëmundja në ndonjë qoshe rruge, ndonjë tjetër mund të jetë i dehur, e fëmijët e lodhur nga lypja, kushedi ku flenë nën këmbët e ndonjë ure. Në mëngjes shumicën prej tyre, i sheh tek zbresin në rrugë, grupe- grupe, me thasë të vjetër nën sqetull, e me qeset me ushqimin e ditës, tek futen në mjediset e Landfillit dhe në pikun e vapës apo të ciklonit dimëror, aty mes plehrave dhe erës së keqe, nxjerrin bukën e përditshme, për vete dhe për kalamajtë e shumtë që kanë. ”-Sa kohë ke që punon këtu?-pyesim një mesogrua, Hatijen. E hu, pothuajse që kalama-nis bisedën me ne. Edhe dikur pa u krijua landfilli. Ne e quajmë veten si Tiranas, se tërë jetën kemi banuar këtu rrotull dhe tani kemi 5 vjet që jetojmë në atë barakë aty sipër. Vetëm disa muaj u larguam në Përmet, po nuk na eci mbarë , një fëmijë na e rrëmbyen dhe nuk ia gjetëm kurrë gjurmët, kurse një tjetër na e vranë, dhe kështu erdhëm përsëri këtu. Po atje na vdiq edhe vjehrra, ndaj e lamë një barakë tëshkretë , morëm atë dorë placka në krahë dhe ngritëm këtu atë kasollen e shtrembëruar sipwr bregut”. Në kohën që bisedojmë me ta nëLandfill ,është pushimi i mëngjesit dhe ata të hallakatur, kush mbi një gur, kush mbi traktorët e prishuar, që këtu në Landfillin e Sharrës dergjen prej vitesh si mall pa zot, apo mbi trumën e plehrave,me duar të pista,mundohen të përcjellin mëngjesin e varfër me gjizë të squllur e me domate gjysmë të kalbura. “ Shpesh herë ushqimin e sigurojmë po këtu në plehra – na thotë Latifi,një rom i moshuar që mundohet të sistemojë brenda gojës pa dhëmbë ,një gjysmë kastraveci të zverdhur . Sidomos kur ka dasma e gostira, këtu sjellin ushqime me bollëk, bukë, qofte e bërxolla, madje nganjëherë edhe pjata e lugë.”Kështu kënaqet sidomos turi itretëme ushqime të mbetura nga tryezat e atyre bargngopurëve , që nuk e dinë, se diku edhe në këtë periferi të kryeqytetit jetojnë njerëz që ushqehen me mbeturina të tepruara nga tryezat e tyre të mbushura plot. Këta krijesa njerëzore, sikur janë mësuar me gjithçka që këtu sjell vetëm vdekje, me erën e keqe, me diellin përvëlues, pasi këtu nuk ka një hije për të future kokën, me tymin e kërcënimin e biogazit, dhe me sharjet e ofesat e bosëve të bashkisë.Pastaj ngrihen nga buka e mëngjesit, pa patur nevojë për urdhër,pa pirë ujë e pa larë duart,sepse këtu mungon uji, mungojnë detergjentet e mjete të tjera mbrojtëse që janë të detyrueshmë për tu përdorur e të planifikuara në buxhetin e shtetit, por qëfatkeqësishtkëto para  shkojnë si fitim i pastër në xhepat e drejtuesëve të bashkisë.Ata ngrihen e nisin të punojnë pa urdhër.Urdhëri këtuështë norma,nevoja për të mbushur sa më shumëthasë me mbetje urbane.Kush mbush më shumë thasë, merr lekë më shumë. Kjo brenda turnit tetëorësh , se pastaj vjen orari i turit tjetër, në orën 13.30. Është tragjikomedi fakti ,kur vjen ndonjë makinë e ngarkuar me plehra. Disa djem tërinj e pikasin që në hyrje të landfillit, e gjurmojnë e i ngjiten lart në ecje e sipër dhe nuk pyesin fare se dhe mund tu rrëmbejë jetën. Vrap e ankth kush të zërë makinën me mëshumë plehra. Të tjerë vijnë rrotull bomakut ,si korbat pas kërmës, për të pritur shpërndarjen e trumbës së plehrave, kush të mbledhë mëshumë plastmase, kauçuqe, hekurishte, sikur me qenë një mall i rrallë e për të mbushur e dorëzuar shpejt thasët. Edhe pse kanë ndodhur dhe plagosje të rënda, thyerje të kockave nga ana e bomakut e traktorit, ata nuk janë tërhequr edhe para vdekjes , si shpërfillësit më të mëdhenj të jetës , që edhe atyre si gjithë tw tjerëve , një herë uaka dhënë perendia.E kur gjejnë ndonjë gjë me vlerë, tinëz bosit apo rojeve , mundohen të kalojnë mbi rrjetin rrethues, e tëçojnë diçka në shtëpi.Edhe pse shpesh herë janë kërcënuar me jetë. “Po si nuk keni frikë nga makina, nga bomaku, apo traktori që futeni ashtu si qorra nën rrotat e tyre- i pyesim të merakosur. “ E ç’të bëjmë, mos ështëndonjë jetë kushedi kjo jona, jetë arxhiu mo plako,- thotë si me shaka Xhabiri ,një djalë shpatullgjerë!” Vërtet , se mos është më e mirë jeta e atij plakut 80- vjeçar që i mbytur ne djersën e vapës së korrikut, gërmon në kazanin e plehrave diku në një qoshëe rruge, e asaj gruas shtazënë, me fëmijën e vogël në krahë që lutet dorështrirë rreth tavolinave tek &ldqu
o;Kafe Europa”, apo “Pjaca” për të marrë për mëshirë ndonjë lek,apo asaj fëmijës 5-vjeçar që torturohet gjithë ditën me një sfungjer e detegjent në dorë, duke fshirë e larë xhamat e makinave luksoze tek “21 Dhjetori “apo ”Ura teknologjike.” Të tillë psikologji e koncept kanëkrijuar edheata vetëpër jetën e tyre , të tillë e ka dhe shoqëria e shteti , ndaj duhet krijuar një mjedis tjetër mbytës për këtë lloj fryme e përçmimi.                          

“Monda , një nuse e re, që brenda shamisë që i mbulon kokën dhe fytyrën , fshihet ”një bukuri që vret” rri si e mërzitur dhe nuk përzihet fare në bisedë.”Monda sot nuk ka bërë asgjë, asnjë gram punë. Është e sëmurë vetë,por ka lënë në kasolle vetëm fëmijën një vjecar me motrën pak më të madhe- thotë Armando. E ç’të bëjë!? Do të hajë, fëmijët presin të hanë diçka në darkë që të mos i zëjë gjumi pa ngrënë, siç i ka zënë shumë herë.” “ Para dy vjetësh më vdiq djali dy vjeçar,-thotë Anxhela. ( edhe pse nuk është më tepër se 23-24 vjeçe, ka lindur 5 fëmijë). E lashë me tëmotrën më tëmadhe me shpresë se do kthehesha shpejt. Po ku të le puna e shkretë. Këmbadoras ishte zvarritur në oborr dhe kishte rënë me kokë në kazanin e madh të ujit dhe ishte mbytur. Kur u ktheva gjeta vetëm një kufomë të enjtur”.Flet e loton.Edhe këta janë lot njeriu, që duhet të prekin ata që kanë në dorë e mund të bëjnë diçka për këte shtresë të përbuzur. Ne zbresim poshtë për tek impianti i sapongritur, dhe në majë tëkodrës ,nënhijen e zyrave luksoze, qëndron bosi i bashkisë me syza të errta, që vështron rreptë punën e secilit, të romëve dhe të makinerive, që të mos i shpëtojë asnjë lek nga fitimet e tij të majme. Fitime nga mundi e djersa e këtyre mjeranëve, nga nafta e pashpenzuar në destinacion,nga tenderet e fëlliqura dhe riparimet fallco të makinerive. Më tutje vezullojnë dy makianat e tij luksoze, njera e tijpersonale , e blerë me paratë e këtyre hallexhinjve dhe tjetra e bashkisë, e që i takon sipas ligjit. Me një çmim qesharak ua blejnë kg e plehrave bosët privatë këtyre fakirëve dhe dhjetë fishin e shesin në fabrikën e përpunimit, duke monopolizuar gjithçka. Sa më shumë varfërohet kjo shtresë,aq më shumë fryjnë xhepat bosët.                                                                                     “Unë jetoja para ca kohësh tek kompleksi” Dinamo” –thotë Demiri. Ishim 41 vetë në një familje, të ardhur nga Berati. Aty na shembën kolibet, pa marrë parasysh se edhe ne jemi njerëz, dhe na dhanë rrugët. Erdhëm eu vendosëm këtu, buzë Landfillit, në dy baraka. Më shumë i ngrysim ditët pa bukë e ushqime, se nuk ka punë. Ja këtu tek plehrat nuk na lenë të punojmë të gjithë.Edhe këtu duhet mik që tëpunosh ,ose të paguash brigadierin.” Nuk na duhen më shumë se kaq punëtorë –na thonë. Do tu njoftojmë vetë, kur tëna duheni! Kështu na shtrydhin më mirë, sa më pak punëtorë tëjemi , më i madh ështëfitimi i atyre që na drejtojnë. Filluam të mbledhim kanaçe nëpër kazana në rrugë të ndryshme, por edhe aty me vështirësi na lënë. Fillimisht na i merrnin thasët policët e bashkisë, pa na dhënë asgjë e i dërgonin direkt në fabrikë, se gjoja qenka e ndaluar.Morëm vesh se këtë fitim e merrte kunati i kryetarit të bashkisë, Lulzim Bashës.”                                                “Thonë për ne se jemi dembela,qefli e pa moral, me një fjalë njerëz koti, që nuk duam të sillemi me rregullat e shoqërisë-nis të na tregojë Durimi,i cili sapo ka mbushur një bidon me ujë që rrjedh në një lug teneqeje që shërben si burim, në fundin e një bokrrine.S’është evërtetë. Edhe në racën tonë ashtu si kudo në shtresa të tjera të shoqërisë, ka elementë që nuk e duan familjen, që nuk e duan shtëpinë, u pëlqen endacakllëku, që bëjnë vjedhje e krime, por kjo vjen se ne jemi lënë jasht kontrollit.As ka të tillë njerëz edhe nga dora e bardhë.Por tek rraca jonë kjo është më e theksuar, sepse për ne askush nuk kujdeset as për punësimin, shkollimin e edukimin. Ne sikur jemi jasht çdo statistike njerëzore e shtetërore”                                                                           

“ Le të thonë ç’të duan,- e vazhdon këtë bisedë nëna e tij, Zybja, por në monizëm rraca jonë jetonte më mirë.Unë sot jam 70 vjeç dhe nuk kam shtëpi, sepse nuk pata mend , e shita shtëpinë për dyzet mijë lekë të vjetër dhe i futa paratë tek VEFA. Humba lekët dhe shtëpinë e erdhi e bukura demokraci dhe nuk u kujdes më askush për ne , mbetëm në këtë barakë të vjetër.Kemi punuar të dy me burrin në shtet, unë në fermën e Vidhasit, kurse burri në ndërmarrjen komunale në Elbasan dhe marrim pension si gjithë të tjerët. Atëhere ishim afro 30 familje rome që njoh unë, të cilat punonin në fermë e u sistemuam në hyrje pallati në Lagjen e Re dhe tek stacioni i trenit, në Elbasan , e tani jetojnë atje tamam si njerëz. E ku të linin atëhere të mos punoje.Mbaj mend atëherë, djali i xhajës ,Fatmiri, nuk donte të punonte, por vinte rrotull. E thirrën një ditë atje në zyrat e partisë dhe i kërkuan llogari: pse nuk punon, a e ke vendin e punës, pse sillesh rrugëve, a mos do të vjedhësh e harbosh kot më kot? Dhe kur ai vazhdoi përsëri e shpallën parazit , e dënuan në mes tëlagjes dhe djali u bë qiqër për dy muaj.”                                                                                         “Ne romët kemi rënë degësh fare-ndërhyn nëbisedë dhe Braho. Nuk pyet më askush për ne.Edhe unë këtu pata punuar në plehra, kurse gruaja në ndërmarrjen e pastrimittë Tiranës. Patëm edhe një shtëpi tek stacioni i trenit.Bënim jetë si gjithë të tjerët. Njëditë u ndërrua drejtori i ndërmarrjes dhe hoqi nga puna 120 punëtorë brenda pak ditëve, midis tyre edhe gruan time. Thanëpër drejtorin se është i PD dhe gruaja ime qenka socialiste. Qesha nga zori.E ku di parti gruaja ime. Të them të drejtën kemi votuar atje kuna kanë thënë më të mëdhenjtë.Ndonjëherë kemi shkuar pas atij qënaka dhënë ndonjë 5 mijë lekëshe të vjetër. E nxorrën gruan nga puna, po bëhen 3 vjet, dhe a e di ti o i gazetës, se ajo dhe unëshesim gjak për të mbajtur fëmijët me bukë, kemi 7 fëmijë. Më vonë, e keqja na u shtua. Na vjen një bos dhe na kërkon pjesën e vendit ku kishim vendin e shtëpisë, se aty do të ngrinte pallat e ne do të na jepte hyrje. Na gënjeu, na vuri shkelmat dhe ne përfunduam këtu në këtë barakë që sheh ti. Fëmijët dalin nganjëherë e lypin rrugëve, sidomos këtu tek Ura teknologjike , ose ikim të gjithëe trokasim në dyert e botës, duke u lutur për kafshatën e ditës.Kjo jetë mizerje , pa shtëpi e katandi,mes pisllëkut e rrëmujës, me fëmijë të pashkolluar e me ushqime të mangëta, mes stresit e sëmundjeve, e ka detyruar rracën tonë të bëjmë edhe vepra çnjerëzore, të zihemi me njeri- tjetrin, të vjedhim ku të mundemi e të shkojmë deri atje ku perendia e dënon rëndë, të kryejmë marrëdhënie seksuale brenda familjes e fisit. Pasi kishim dy ditë pa ngrënë, nxorrëm dy vajzat e vogla të lypnin, aty tek “ 21”. Vajza e uritur mori një copë panine që kishte mbetur në një tavolinë, pa e ditur se atë e kishte patur një qytetar që për momentin ishte tek banaku. I ka sjellë vajzës me shkelma ,sa që i doli gjaku nga hundët. Njëjavë vajza nuk u ngrit nga shtrati, kurse unë vetë jam i paralizuar, kurse gruaja herë gjen punë herë jo.”                              Tek i shoh që punojnë si sorra këtu në mbeturinat urbane të Sharrës, apo kur në acarin e ftohtë me duart gjak mbajnë fshesat e pastrojnë rrugët e qytetit, të tjerë që zbrazin kazanët me mbeturina në makina e firmave për një pagë qesharake, apo enden dorështrirë me thesin e kanoçeve në krahë,ne të gjithëharrojmë për njëçast, se edhe këta janë njerëz. Edhe këto kanë zemër, kanë tru, kanë fis e gjak,bëjnë dasma e përjetojnë vdelkje, e duan jetën nën këtë diell ekëtë perendi. Por sa kujdesemi si shoqëri e si shtet për ta.Pak ,ose aspak. E largojmë nga mendja për një moment faktin, se ka edhe nga ata të rracës së tyre që i shmangen detyrimeve shoqërore e duan jetën e çthurur. Po për ata që janëseriozë, të kulturuar e të punës, ata fëmijë të rraskapitur që bredhin rrugëve e që mund të bëhen nesër shkenctarë e doktorë, shkrimtarë e filozofë, si është punuar? A nuk është mundësia për të gjetur format që edhe ata të ingranohen natyrshëm në shoqëri e procedurat e jetës. Sa romë të talentuar, punëtorë e dinjitozë, kanë dhënë kontribut të madh për shoqërinë. A ka planevident e statistikë të saktë për ta që të shërbejë si shembull frymëzimi për pjesën tjetër që bën një jetë epikuriane.Kujtoni këngëtarë, mjekë, aktorë dhe drejtues me ngjyrë,që jo vetëm kanë shkëlqyer me talentin e tyre, por i kanë dhënë maksimumin e duhur edhe shoqërisë,këtu tek ne e kudo në botë..Më kujtohet ajo që më thoshte klarinetisti i talentuar i Elbasanit, Rustem Serica, Mjeshtër i Merituar, me një familje tëmrekullueshme e të kulturuar, babai i mjeshtrit të fizarmonikës,Sopotit , kur i kam marrë dikur një intervistë për gazetën lokale “Shkumbini”:”Shoqërinë e bëjnë e njerëzit, të bardhët e të zestë, të diturit dhe të paditurit, por kryesore është që secili të dijë të futet sipas radhës e punës, kulturës e sjelljes nën atëçadër tëmadhe që quhet shtet. Dhe kur shteti ka shpirt njerëzor e dinjitet kombëtar, di të bëjë trajtimin e duhur, tua vëjë festen secilit sipas kokës, atëhere bëhet shoqëria e vërtetë, pa dallime dhe gjithçka ecën vetëm përpara.”Mu kujtuan ato fjalë edhe këtë mëngjes korriku, kur po ecnim në rrugën “Llazi Miho”,në ish kombinat dhe në b
allkon pamë një ish punëtorin e bashkisë,Petritin. Ka punuar një jetë të tërë në bashki.Tani ka dalë në pension dhe ka hyrjen e tij në pallat, ka vajzën inxhiniere dhe djalin agronom në një bisnes privat. Na fton për një kafe që nga ballkoni, por koha nuk na premton.Mjafton zemërbardhësia nën lëkurën e tij të zezë dhe në brendësi të qenies sonë kërkojmë të vijë ajo kohë që shteti, shoqëria, komuniteti ndërkombatar, ta bashkërendojnë punën e tyre, që edhe romët të jetojnë e të nderohen si njerëz të barabartë me të tjerët.

SHKARKO APP