Bitcoin bie me 500 dollarë në vetëm pak minuta

Vlera e kriptovalutës më të popullarizuar Bitcoin ra me 500 dollarë në vetëm pak minuta, një lajm i cili bëri që i tërë tregu të shënonte vlera negative.

Sipas të dhënave, tregtarët u goditën nga paniku kur kriptovaluta ra nga vlera rreth 8 mijë dollarë në 7,455 dollarë që po tregtohet tani në vetëm pesë minuta, përcjell KohaJonë.

Arsyeja se pse kjo rënie ndodhi ende mbetet e pa qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të javës, Bitcoin u përball me një “refuzim” për të kaluar kufirin e 8,300 dollarë çka mendohet se nxiti të bie ndjeshëm.

Analistët paralajmërojnë se nëse Bitcoin bie nën vlerën 7,400 dollarë, atëherë ditë më të këqija e presin kriptovalutën, ndërsa nga ana tjetër rënia e tij shkaktoi rënie edhe te Ethereum, Ripple apo Bitcoin Cash.

Aktualisht, vlera totale e tregut të kriptovalutave është në 203 miliardë dollarë, ku vetëm Bitcoin dominon me 66 për qind të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?