Blen shtëpi në moshën 20-vjeçare, vajza zbulon si ia doli

Një vajzë ka blerë shtëpinë e saj në moshën 20-vjeçare pasi mblodhi disa kursime. Jennie Corckart tregon se suksesi i saj erdhi që kur la shkollën për të marrë pjesë në një kurs praktik.

Ndërkohë që po kalonte nivelet e kursit, ajo bënte pesë punë me kohë të pjesshme. Në moshën 17-vjeçare, Jennie vendosi ti jepte fund edukimit të zakonshëm për tu bërë shitëse, gjë që i sillte 500 paund të ardhura në muaj.

Pikërisht pasi festoi ditëlindjen, mori çelësat e shtëpisë 120 mijë dollarëshe në Glocestershire.

“Të kem një shtëpi për vete ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Për mendimin tim, kur paguan qira, thjesht po paguan hipotekën e dikujt tjetër. Jam shumë fatlume që nuk kam borxhe dhe jam bërë pronare e shtëpisë në moshë të re kur të tjerë po luftojnë për këtë gjë,” – tha ajo për Metro.

Jennie shtoi se pavarësia financiare erdhi kur familjarët i thanë se mund të punonte për të siguruar gjithçka që pëlqente.

SHKARKO APP