Blendi Fevziu: Panairi i Librit në Prishtinë modest karshi atij të Tiranës

 

“Unë qëndrova rreth dy orë për të nënshkruar librin “Ahmet Zogu” në Panairin e 17-të të Librit në Prishtinë, ishte një panair i organizuar shumë mirë dhe praktikisht është modest me atë të Tiranës por njerëzit ishin të shumët dhe mbi të gjitha ishin blerës të librave e jo vetëm vizitorë”, ka thënë për KultPlus”, Blendi Fevziu

Sarandë Selimi

“Ahmet Zogu: Presidenti që u bë Mbret”, është libri nga autori, Blendi Fevziu i cili ditën e shtunë për të gjithë adhuruesit e librit të tij nënshkroi këtë libër përreth dy orë në Panairin e 17-të të Librit në Prishtinë. Ky libër është botuar vitin në nëntor të vitit të kaluar dhe autori në këtë libër rrëfen për herë të parë pjesë të panjohura të jetës së mbretit të shqiptarëve, se si vishej, si shpenzonte, çfarë i pëlqente apo dobësitë e tij. Në lidhje me nënshkrimet që bëri Blendi Fevziu në panair ai për KultPlus u shpreh i habitur me praninë e njerëzve në numër të shumtë. 
“Unë qëndrova rreth dy orë për të nënshkruar librin “Ahmet Zogu” në Panairin e 17-të të Librit në Prishtinë, ishte një panair i organizuar shumë mirë dhe praktikisht është modest me atë të Tiranës por njerëzit ishin të shumët dhe mbi të gjitha ishin blerës të librave e jo vetëm vizitorë”, theksoi Fevziu.
Ndërsa ai mbrëmë në ndarjen e çmimeve në këtë panair mori edhe çmimin për kritikë, studime letrare, eseistikë dhe publicistikë e për këtë çmim ai tha se është i veçantë për të. “Çmimin që mora mbrëmë është çmimi i parë letrar që unë marr në Prishtinë, kështu që ai çmim merr një vlerë të veçantë dhe dua të falënderoj të gjithë ata që ma kanë dhënë”, përfundoi Blendi Fevziu./KultPlus.com 

SHKARKO APP