Blendi Klosi pastron Beratin në kushte ekstreme (FOTO)

Në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, vijon sot ditën e dytë të punës në Qarkun e Beratit, nën moton “Pastrojmë Beratin që duam”. Sot vëmendja ishte përqendruar në zonën e kalasë, e cila është një nga monumentet më të vizituara në Shqipëri nga turistët. Në vendin e quajtur Tabja e Kalasë plehrat të vrasin sytë!

Blendi Klosi i cili drejton operacionin e pastrimit në këtë qytet ka vendosur t’i futet punës duke përveshur mëngët që në mëngjesin e kësaj të shtune.

Me veshje të përshtatshme dhe i lidhur me litar, me guidat profesionale të Federatës së Rafting, ai ka marr guximin që në kushte ekstreme, mes shiut dhe erës së fort, të futet në Tabje, e cila ndotet vazhdimisht, duke bërë pastrimin e saj.

Është e qartë që nëpërmjet këtyre pamjeve, jepet edhe një mesazh i rëndësishëm për të gjithë; të mbajmë pastër ambientin duke mos e ndotur atë. Një qytet me plehra nuk mund të jetë kurrsesi një qytet i dashur për turistët. Duhet theksuar se Berati është një nga qytetet më të vizituar në vitin 2017, me një numër rekord turistësh që shkon më shumë se 60 mijë, me një mesatare qëndrimi në qytet 2.6 netë dhe me një mesatare shpenzimesh rreth 140 euro për turist.

Qyteti i Beratit, një nga pasuritë kulturore botërore të mbrojtura nga UNESCO, rekomandohet në guidat turistike të gjithë Europës. Berati nuk të ofron vetëm turizmin kulturor dhe historik me kalanë dhe lagjet e vjetra të mbrojtura nga UNESCO, vendbanimet e lashta ilire,etj.

Ai është gjithashtu bujtës i turizmit natyror, aventuresk me ata që duan të bëjnë ecje në malin e Tomorrit, apo të vizitojnë kanionet e Skraparit, një tjetër atraksion që ka shtuar vizitorët vitet e fundit.

 

SHKARKO APP