Blindohet Saranda, mbërrin jahti i babait të Emirit të Katarit (FOTO)

Jahti lukzos i Emirit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani ka mbërritur paraditen e sotme në portin e Sarandës. Lajmin e bën të ditur deputeti i PS-së, Alket Hyseni i cili ka publikuar edhe disa fotografi të Jahtit dhe makinave që presin Babain e Emirit në port. ”Mbërrin në Portin e Sarandës, Yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të cmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, shkruan Alket Hyseni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?