Bllokimi i Facebook, Instagram dhe Whatsapp, memet “pushtojnë” rrjetin

Përdoruesit kanë shprehur të gjithë ironinë e tyre në rrjet pas bllokimit për disa orë të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Ata kanë krijuar meme të shumë llojshme për të ironizuar problemet me platformat e kompanisë Facebook, të cilat për herë të parë zgjatën kaq gjatë.

Problemet me këto aplikacione nisën rreth orës 17:41 të së hënës për të zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas ekspertëve, bllokimi shkaktoi një rënie me 5% të aksioneve të Facebook në bursë, përkthyer kjo në miliarda dollarë humbje.

Ndërkohë pati rritje të konsiderueshme në Twitter, Viber dhe TikTok.
Ende nuk është dhënë asnjë arsye për zhdukjen misterioze të disa prej platformave më të njohura të rrjeteve sociale në botë, diçka që nuk është e pazakontë kur gabime të ngjashme janë shfaqur në të kaluarën. Facebook, konglomerati mediatik i cili zotëron Instagram dhe WhatsApp, ndër të tjera, shpesh ngurron të shpjegojë arsyen edhe për ndërprerjet e shkurtra.
Një kolaps mjaft i madhe në vitin 2019 u shpjegua si rezultat i “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë” të paqarta, të cilat me sa duket “kishin shkaktuar një problem” në teknologjinë e platformës.
Sidoqoftë, The Verge më parë ka bërë publike një transkript të rrjedhur në të cilin shefi ekzekutiv i Facebook ,Mark Zuckerberg, përshkruan çdo ndërprerje në shërbim si “një problem i madh”, duke paralajmëruar kolegët se kjo mund të rezultojë në një humbje të besimit në platformë.
Disa nga memet:

SHKARKO APP