Bllokohet Ferrari në Tiranë, Veliaj i vendos shoferit “notën 4” (Foto)

Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.

Një Ferrari me ngjyrë të kuqe u bllokua nga policia, edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi.

Kryebashkiakut i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.

“Bo bo bo! Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës!
Shiko tabelën!
Sot notën 4, nesër qytetar model”, shkruan Veliaj.

 

SHKARKO APP