Blogeri me famë botërore: Shqiptarët s’të lënë të paguash (VIDEO)

Blogeri i njohur Nuseir Yassin, ka ardhur në Tiranë. Tematika? Sigurisht që lokalet e kafeve. Në videon e tij, Nas shprehet se nuk e konsumon kafenë por ka arritur në vendin që ka më shumë kafe në lidhje me numrin e banorëve.

”Unë nuk pi kafe por sapo kam mbërritur në vendin e quajtur Shqipëri. Këtu në çdo cep ka një lokal kafeje. Plot 18000 mijë. 1 lokal për 169 persona. Por asnjë prej tyre nuk është Starbucks! Këtu një filxhan kafeje kushton gjysmë dollari dhe me këtë çmim blen kafe për të gjithë klasën tënde”,-thotë Yassin.

Në fund ai veçoi traditën se shqiptarët nuk e lanë të paguajë. “Shqipëria është një vend mikpritës, që ka vuajtuar diktaturën dhe varfërinë”,-e mbyll videon e tij blogeri me famë ndërkombëtare.

YouTube player

SHKARKO APP