Blushi, merr çmimin: “Otello” im një libër kundër racizmit”
Gjatë ceremonisë, shkrimtari Ben Blushi, duke falenderuar organizatorët tha se ia dedikon këtë çmim viktimës së fundit të ISIS punonjesit amerikan të ndihmave Peter Kassig, cili u vra barbarisht përpara disa ditësh në Siri. Blushi tha se permes këtij dedikimi synon një sensibilizim më të lartë të institucioneve evropiane për të luftuar kundër grupeve terroriste në gjithë botën. “Ata kërcenojnë vlerat e lirisë dhe civilizimin tonë.evropian ndaj Europa duhet të bejë më shumë për të mbrojtur veten dhe lirinë e saj” tha Blushi i cili bëhet autori i parë shqiptar që fiton këtë çmim me librin “Otello Arapi i Vlorës për të cilin u shpreh se është një libër kundër racizmit.