Bluzat e shëmtuara të dimrit, janë kthyer në trend

Ne na ka ndodhur të shohim rroba që janë koleksioni më i fundit, por nuk na kanë tërhequr ose na janë dukur të shëmtuara. Jo çdo gjë që kthehet në trend duhet të na pëlqejë, pasi çfarë s`po na shohin sytë, gjëra nga më të çuditshmet.

Së fundmi  kemi ngelur të çuditura me bluzat e dikurshme, që shumë vajza mund t’i përdorin akoma si bluza shtëpie pasi janë të rehatshme dhe të ngrohta.

Bëhet fjalë për këto bluza që janë rikthyer në të preferuarat e VIP-ave dhe ua kemi parë shumë modeleve të njohura, si  Gigi Hadid-it dhe Kendall Jenner-it. Burberry dhe Balenciaga i kanë nxjerrë në shitje këto bluza me çmime të pabesueshme, përkatësisht 990 dhe 1,250 paundë.

Si thoni ja vlejnë, apo do kërkoni në gardërobën e vjetër ku mendoni se mund t’i gjeni këto bluza.

SHKARKO APP