Bob Dylan, çmimi Nobel dhe dy fjalë (shumë shkurt) për të habiturit

“Çmimi Nobel nuk u jepet këngëve se këngët s’janë letërsi” – dëgjova dhe lexova sot rëndom këtë shprehje. Dhe m’u mbush mendja top se kemi kulturë të mangët. Ose që dijet tona skadojnë shpejt në kohë. Letërsia ka lindur si formë e kënduar!!!

Eposi, baladat, Gilgameshi, Veeda, Iliada, Odiseu, Këngët e Rolandit, Muji dhe Halili, Gjergj Elez Alia… – çfarë ishin???!!! A ishin letërsi? A do e kishte marrë dot çmimin Nobel secila syresh? Sigurisht secila do ishte një mëtonjëse e denjë (po të kishte autor, kuptohet!).

LETËRSIA KA LINDUR E KËNDUAR! Madje deri vonë-vonë edhe në shqip “këndoj” ka pasur kuptimin “lexoj” dhe “libri i këndimit” ishte libri i parë i leximit. Edhe kur alfabetizohet një fëmijë, ai mëson “shkrim e këndim” – pra mëson të shkruajë e të lexojë. Letërsia ka lindur e kënduar dhe shumë po shumë kohë më vonë u bë edhe e shkruar. Tekstet e Dylan, De Andre, Cohen etj studiohen në Fakultetet e Europës për vlerat artistike letrare që bartin.

Pra kur Dylan këndon, neve edhe këndojmë këngët e tij po edhe ia “këndojmë” me endje tekstet e këngëve. Qetësohuni njerëz, letërsia ka plot forma për t’u shfaqur; shkrimi nuk është e vetmja formë. Nëse ju shfaqet, rrokeni lirisht! Shqisat do t’ju falenderojnë! Këndo, Dylan! Sa më shumë këngë na dhënç e t’i “këndofshim” të gjithë, të gjitha tekstet! Kemi nevojë të na zbutet shpirti!!!-  shkruan deputetja socialste Ledi Shamku ne rrjetet sociale

SHKARKO APP