Bobbi Brown ju mëson si të aplikoni korrektorin (VIDEO)
Korrektori është sekreti më i madh në botë. Për t’ia parë hajrin, duhet aplikuar në mënyrën e duhur që pa dyshim, është e vështirë. ”Nëse keni rrathë të zinj poshtë syve, ju sugjeroj të aplikoni një produkt për të korrigjuar ngjyrën që është në tonalitetet e pjeshkës ose rozës. Kjo i çel rrathët dhe u jep dritë. Pasi kësaj, rradhën e ka korrektori. Zakonisht rekomandoj një korrektor me nëntone të verdha që është një numër më i çelët se fondatina juaj. Korrektori duhet aplikuar në cepin e brendshëm të syrit, poshtë tij dhe deri në cepin e jashtëm. Përhapeni lehtësisht pa e tërhequr në lëkurë. Sigurohuni të qëndrojë në vend me pudër me tone të verdha dhe kaq mjafton”.