Bobi lë Amerikën për Durrësin

Pasi siguroi një kontratë pune 3-vjeçare në Shqipëri, Bob la Shtetet e Bashkuara dhe u vendos familjarisht në Durrës, së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Edhe pse ka vetëm pak muaj në Shqipëri, ai ka nisur të mësojë e flasë shqip.

Ndërsa në Shqipëri ëndrra amerikane gjendet në sirtarët e të gjithë shqiptarëve, Bob ëndërronte Europën. ”Zgjodha Shqipërinë pasi është një mundësi e mirë për të zbuluar Europën. Shumë persona nga vendlindja ime nuk jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe ishte një shans i madh për të ardhur këtu me familjen, fëmijët e mi, për të provuar si është të jesh në Europë”, shprehet Bobi.

Ndonëse nuk ka shumë dijeni për tregun shqiptar të punës, ai thotë se pa hezitim do e rekomandonte Durrësin te bashkëkombësit e tij. ”Shqipëria ka mundësi shumë të mira dhe Durrësi është një qytet shumë i bukur dhe një mundësi e mirë për këdo që vjen këtu. E kam të vështirë të flas për tregun e punës këtu, por nëse dikush nga ShBA do e kishte një mundësi pune këtu, do t’i thoja: Mos e humb atë”, thotë amerikani për TCH.

SHKARKO APP