BOOM – Veliaj “sfidoi” Ballkanin me biçikletat Mobike, sot janë zhdukur nga qarkullimi
Ne vitin 2018 kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se Tirana është qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion.
Për të përdorur biçikletat pa stacion qytetarët duhet te shkarkonin aplikacionin “Mobike” në celular dhe me pas ato do të merrnin informacion se ku ishte biçikleta me e afërt.
Lajmin për ketë risi e dha vetë Kryebashkiaku i Tiranës.
Veliaj: Sikurse Tirana ka sjellë risi. Me “Mobike” ne bëhemi qyteti i parë në rajon me biçikleta pa stacion. Për të gjithë ata që kanë pritur që teknologjia që të transformonte Tiranën, momenti ka ardhur.
Në bazë të marrëveshjes pritej të vinin jo pak, por 4000 biçikleta, në një marrëveshje që u nënshkruan në zyrën e Veliajt.
Nëse tentosh të shkarkosh aplikacionin dhe është e pamundur.
Me pas BOOM tenton të kontaktojë me numrin zyrtar të kompanisë nuk del.
As në qarkullim nuk ka asnjë biçikletë nga ato që promovoi Veliaj. /Ora News