Bora zbardh disa zona të Shqipërisë

Reshjet e borës kanë përfshirë disa zona në veri të vendit. Bora ka arritur trashësinë 8 cm, duke zbardhur qytetin e Kukësit dhe fshatrat. Në rrugët rurale ka vështirësi në qarkullim dhe nevojiten zinxhirë për lëvizjen e mjeteve. Ndërkohë në Rrugën e Kombit lëvizja kryhet pa probleme. Reshje kanë rënë edhe në Bajram Curri dhe Dibër. Reshjet e borës vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet më të ulët. Ndërkohë, në zonat e ulta vendi është përfshirë nga reshjet.

SHKARKO APP