Bosët e firmave kryesore të Britanisë fitojnë në 3 ditë më shumë para se rroga e punëtorëve në gjithë vitin

Drejtuesit e 100 kompanive të listuara në Bursën e Londrës me kapitalizimin më të lartë të tregut paguhen më shumë brenda tre ditëve të punës të vitit 2020 sesa paga mesatare vjetore e punonjësve, sipas hulumtimit të përpiluar nga Instituti i Personelit dhe Zhvillimit Chartered  si dhe Qendra e Lartë e Pagave në Britani.

Hulumtuesit janë shprehur se hendeku i pagave ishte “shqetësues”. Bazuar në të dhënat e nxjerra një pronar i kompanisë ishte paguar me 3.46 milion paund në 2018, ekuivalent me 900 paund në orë.

Paga mesatare vjetore me kohë të plotë e punëtoreve llogaritej me rreth 30 mijë paund në vit dhe 15 paund në orë që do të thotë që pronarët kanë fituar rreth 117 herë më shumë se punonjësit e tyre.

Në raport thuhej se pagesa e lartë do të jetë një çështje thelbësore në vitin 2020 pasi ky është viti i parë që firmat e listuara publikisht me më shumë se 250 punonjës të Mbretërisë së Bashkuar duhet të raportojnë të ardhurat e pagës së shefit ekzekutiv dhe të punëtorëve të tyre mesatarë dhe të shpjegojnë arsyet e pagesave.

Qendra e Pagave të Larta u bëri thirrje bizneseve të mos i trajtojnë kërkesat e reja të raportimit si kalim radhe dhe ta përdorin atë si një mundësi për të shpjeguar plotësisht nivelet e pagave të shefit ekzekutiv.

“Ndryshimet në mënyrën se si kompanitë raportojnë të paguajnë “do të rrisin transparencën për mënyrën se si drejtorët përmbushin përgjegjësitë e tyre” janë shprehur hulumtuesit. (BBC)/ SCAN

SHKARKO APP