Bosët e sotëm të parasë, vrasësit me pagesë dhe Rogoletto i janarit të ftohtë në TOB
Ibrahim Haçkaj –
Nuk mund të them nëse Dukët ishin më të shumtë në vitin 1851, në Italinë e veriut, përfshi Mántovën, apo janë këtu më të shumë sot, Bosët dukor të parasë. I gjejmë në Tiranë me denduri më të madhe, në Durrës, në Elbasan, doemos edhe në Vlorë, Shkodër e kudo. Burra mbi katërdhjetë vjeç që pasi janë bërë me shumë para të pa/pastra,tani u duhet edhe një(?!) e dashur. Vrasësit me pagesë, Sparafuçilot e operas në fjalë edhe ata janë pjesë e jetës, madje janë shtuar nëpër qytete; në male e rrethina vrasjet bëhen “falas” por muzika/kosto u dëgjohet prapa. Në mënyre tipike vrasësit janë, siç thotë vetë Rigoletto – stranieeero, ata të huuuajt e qytetit apo qyteteve tona, ata që shumica e qytetarëve nuk i njeh, të papunë në fshat apo në rrethqytetet ku dikur banonin, dhe që me dy vrasje në vit mund të jetojnë aq mirë, me së paku 20 000 Euro..
Para disa vitesh një mik i imi më tregoi një histori të dhimbshme. Një grua zonjë nga një fshat i largët gjeti punë në Tiranë dhe u bë gati të mari edhe të shoqin, vajzën e djalin. Ϛfarë gëzimi, u largua nga jeta e mundimshme e fshatit. Ndërkohë që priste ti vinte i shoqi me fëmijët, gëzimi ju venit fare. Bosi e shtiu në dorë dhe u gëzua që zonja në fjalë ishte po aq e mirë në aktin e riprodhimin si edhe në atë të kuzhinjeres në lokal. Sidoqë i shërbente për dy lloj punësh, zonja pagohej vetëm për të dytën sepse të parën Bosi e quante qejf të ndërsjelltë dhe vetëm kur ishte shumë në qejf, nxirte nga xhepi ndonjë lek.
Bosët e sotëm, njëlloj si Dukët e dikurshëm, bredhin lule më lule,
Me Bosët parelinj kohët kanë ndryshuar shumë pak. Nga viti 1832 kur Hygoi botoi librin Mbreti Dëfrehet (le Rois s’amuse) Bosët janë shtuar dhe Dukët “duhen imituar”. E pse jo, fitimi e suksesi në biznes, fama nëpër kanale televizive e media.. Fama e gloria.. thotë Duka i Mántovës në arien e tij të famshme. Me çmim fare të lirë e duke i “kulluar hundët’ nga kënaqësia, Bosët marin në punë hallexhije femra, që mezi presin të sigurojne punën e bukën e gojës dhe.. këto lloj bosësh janë shtuar..
Zonja që përkohësisht u bë “zonja nga qyteti” u kthye rishtas në fshat. Pas katër vitesh,kur e bija u bë pese – mbëdhjet vjeçe, Bosi shtazërisht e me “mirsjellje” si dhe i velur me të jëmën i thotë: Tani do më sje-llësh në punë vajzën! Zonja e mblodhi vehten vetëm pasi kaloi nja tri net pa gjumë. Dhimbjet e thikës po i afroheshin palcës së kockave dhe shpirtin e saj,të bijën,nuk mund ta linte kurrë në dorë të Bosit. Gjeti aresye lidhur me “shëndetin e prindërve” të saj e të të shoqit dhe rishtas u kthye familjarisht në fshat, në ajrin dhe mjedisin shoqëror të pastër dhe të ndershëm, paçka se me një jetë më të mundimshme.
Masa e ndjekësve të operas Rigoletto, së shumti spektator jo i pasur në para por i pasur shumë në moral dhe kulturë muzikore, ndjekin operan dhe mendojnë se përse bota po rrotullohet dhe Dukët/Bosët janë të pranishëm ende. Më shumë apo më pak, e kush e di? Si duhet gjetur një mënyre që të kemi sot së paku, sa më pak Xhilda fatkeqe. Për fat të keq edhe aria e Dukës në një farë mënyre ja lë fajin femrës së lëvi -zëshme “ La donna e Mobile” gjë që është e vërtetë për këta meshkuj.
Një analizë prapashikuese e TOB it pas një dekade me arritje.
Gjithsesi me sa shkrojta më lart u futa direkt në më të dhimbshmen që më ndërmendësoi tragjedia e Xhildës por së pari dua të përgëzoj TOB in për këtë arritje të mundimshme e në kushte të vështira për të vënë në skenë një kryevepër botërore në aq pak kohë dhe në palcën e dimrit. Po në këto data edhe La Skala shfaqi Rigoletton por.. ku e ku kushtet! Dua të përgëzoj trupën e operas, aktorë, korin, valltarët, punonjësit e skenës e ndriçimit dhe instrumentistët etj për lojën e pëlqyer dhe rritjen artistike nga shfaqja e parë me dt 21 deri në të fundit me datë 25 Janar 2016.
A duhet përmirësuar publiciteti,
Sa mirë që operas ju bë publicitet disa ditë rrjesht por a është i mjaftueshëm e i goditur publiciteti me një Pavarot Dukë që rrëkëllen gotën e verës dhe njëlloj si Bosat e sotëm, niset drejt së dashurës. Nuk e kuptoj nëse ata që përgatitën reklamën televizive a janë me Bosët dhe Dukën apo me Xhildën e mjerë dhe me Rigoleton I cili, nëse nuk do vdiste, do ta kalonte pleqërinë fillkat. Të gjorat gra, ngrihen herët në mëngjez përgatisin fëmijët për shkollë, shkojnë e rropaten në punë,pas dreke meren me gatimin e prindët dhe rishtas fajin e ka gruaja..Hajde shoqëri mashkullore…hajde.
Kur i madhërishmi Giuzeppe Verdi, ndryshe nga Hygoi, e titulloi operan Rigolleto, përse reklama (me siguri për lehtësi gjetje në Youtube ) duhet bërë me Horrin Boss të Mántovës, sepse është i famshmi tenori i ndjerë Pavaroti? Kumtet e Verdit janë janë po aq të madhërishën sa edhe muzika e tij. Shtysa atdhetare tek Shko mendime, vdekja për atdheun tek Aida, dhimsuria për Nënën tek Trovatore, janë të papërsëritshme por që skena jonë duhet ti ketë, përsërituazi. Kushedi se sa shqiparë të “Otellizuar” gjënden në burgjet Shqiptare edhe në vëndet fqinjë; kushedi sa syresh, vrasin gratë për thashë e theme (per cose dice) banale dhe lenë fëmijët pa Nënën, rastet më të fundit janë krejt të freskët.
Xhildën e kishim nga Prishtina këtë herë, sa gjë e madhe! Kishim mbetur në dijeninë time, me një Avni dhe Inva Mula me prejardhje Gjakovare. Prishtina nuk ka një TOB të sajin dhe me siguri në dekada Xhildat dhe Aidat do na edhe vinë nga Kosova, Tetova dhe Ulqini. Por a ju bë reklama e duhur në Prishtinë dhe në Kosovë ndaj një Xhilde prishtinase? Këtu reklama ishte e pamjaftueshme dhe pak kush e mori vesh se një soprano, mësuese muzike do të këndonte Xhildën. Shumë pak Prishiniotë dëgjova në teatër të brohorasin Xhildën e tyre, ndërkohë që 20 përqind e sallës ishte bosh në natën e fundit të shfaqjes.
Veç burgut, kundër vrasjeve ka një larmi masash parandaluese.
A është vetëm forca e ligjit dhe burgu që duhet të na bëjnë ti shmangim këto dukuri vrastare. Ka mjaft mjete të tjera që duhet ti vemë në lëvizje nëse mëtojmë të parandalojmë. Një i burgosur I kushton vendit mbi 25 Euro/dita, kemi mbi 4000 të tillë pra në një vit shteti harxhon afro 40 million Eu. Si po përdoret dhe investohet në parandalim në shkolla, teatër, opera, e media, në bashkësinë e pallatit/bllokut ku banojmë,etj?
E Djela e Gjebresë dhe Opinioni i Fevziut mjaft mirë e kanë zgjeruar gamën duke ju larguar disi politikës por nëse do ti kushtojnë 90 minuta një herë në katër apo pesë muaj një kryevepre botërore si Rigoletto Arrëthyesi, apo Berberi i Seviljes etj, madje dy tre javë para shfaqjes së tyre, kjo do jetë gjë shumë e mirë. Në këto emisione teleshikuesit tonë të politizuar deri në palcë në një mënyrë të thjeshtë do tu spjegohen vlerat e gjithanëshme të kryeveprës së muzikuar. Njohës të kësaj gjinie, do ta përgatisin shumë mirë shikuesin e do ta bëjnë të “uritur” për të shikuar kryeveprat në TOB.
Arjan Ϛani sidoqë me ngut (à la hâte) por bëri mirë shumë që solli në emisionin e tij Madalenën, Regjizorin Spanjoll dhe Xhildën e Prishtinës ..po a ishte e mjaftueshme kjo? Mbase në një emission si ai i Fevziut do mund të bëhej më shumë që spektatorti ynë jo fort i mësuar me operat të shkonte në shfaqje shumë më i përgatitur
Futbolli, mbase një shëmbull edhe për Operan
Që dy muaj para, nga TVSh ja dhe çdo kanal televiziv, fillon njohja e telespektatorit me vlerat e ndeshjes e të lojtarëve të para dhe finaleve të Kupës së Kampioneve apo.. Përse në të njëjtën mënyrë të mos bëhet tani, të njihet e spektatrorit me vlerat e artistëve dhe sidomos më përmbajtjen dhe domethënien që bart sot kryevepra që do vihet në skenë. Fundja me një kryevepër nuk del anjëherë i zhgënjyer nga shfaqja e saj, ndërsa me futbollin aq të reklamuar, jo rrallë po shohim shqelma e grushta si edhe trukime të ndeshjeve. Me vjen keq që të mendoj se jemi shoqëri e futbollit të parë e shumë pak të lojtur, të kafe/basteve dhe e politikës dhe duhet ta rrisim larminë e jetës sa më shumë me teatër, opera etj.
Njohja e rinisë me kryeveprat Botërore dhe spektatori i TOB
Ende kujtoj pjesë nga Makbethi të cilat në gjimnaz duhej ta recitoja si..
Dunkaaann
Mos e dëgjo se kjo Këmbaann
Të thërret në qiell a ferr hapsaann ..etj
Kjo pjesëzë e përkthimit Nolian në shqip, i jep tingujt e këmbanës edhe më bukur se në anglisht. Me vjen keq që për një pjesë të kryeveprave jam unë burim informacioni për djemtë e mi.
Ka llogari të përafërta që deri tani spektatori i operas shkon diku tek 5000 vetë. Ky numër është falë investimit të bërë në dekada, përfshi periudhën e socializmit. Por nëse nuk investojme për të, a do mbetet ky numër apo do bjerë në të arthmen e afërt?
Sa mirë që me aq mund e shpenzime u vu në skenë dhe që, në vend të tre shfaqjeve u dhanë katër të tilla për herë të parë. Po të kisha gjë në dorë do të organizoja pesë shfaqje. Në të fundit do të sillja në mënyrë të organizuar dhe pa pagesë ata nxësnës që do shfaqnin dëshirë në Shkollat nëntë vjeçare apo në gjimnaze. Përse jo? Një gjë të tillë bëri gjimnazi Ismail Qemali në vitin e largët 1964 apo 65. Për herë të parë pashë Berberin e Sivijles. Para shfaqjes dhe krejt jashtë programit mësimor, mësuesja e muzikës Dhurata Sesja na foli për gjininë e operas dhe se si jeta e vrullshme në Sivilje gëlonte edhe me plot humor e dashuri për jetën. Nuk e di nëse ishte i madhi Luk Kaçaj apo muzika e Rosinit apo të dy bashkë por që prej pesë dekadash në shpërblim të asaj Bilete Falas kam blerë kushedi sa të tilla dhe ushqej shpirtin tim edhe me këtë lloj muzike. Në kushedi se sa “Ibrahimë” do të ngulitet muzika operistike nëse do veprohet kështu me të rinjtë. Dihet mirë në sizmologji që, për një dollar të shpenzuar në parandalim është baraz me 7 dollarë kur ndodh tërmeti, dhe ne i kemi të përditshëm “tërmetet” e vrasjeve.
Në Tetor 2010 do vihej në skenë Otello dhe e njihja shumë pak si opera. Porosita djalin tim Florin në Gjermani dhe me bleu në dy CD të tërë operan. Në dy muaj rrjesht, gjatë rrugës së vajtjes në plazh dëgjoja aktin e parë dhe të dytë, ndërsa në kthim dy të fundit. Kur u dha shfaqja në TOB u mrekullova se veç dëgjimit që e kisha rregjistruar mirë në mëndje, mora edhe inskenimin mjaft të goditur. Doemos me sa përmënda nuk kërkoj që spektatori të bëhet doemos I dhënë pas kësaj gjinie muzikore si unë. Ϛështja është të arrihet deri aty ku kumtet e forta që citova më lart dhe që aq ëmbël me muzikë i bart Verdi apo kompozitorët e tjerë, të rrënjosen në kokë, dhe sidomos të të rinjve. Një të riu të cilit i rrënjoset në kokë keqardhja për Dezdemonën dhe vetvrasja e Otellos pasi vret të shoqen, do mendohet para se të ushtrojë dhunë ndaj shoqes së klasës apo të jetës.
Eshtë rritur numri i Otellove që dhunojnë shoqet e më tej i atyre që i vrasin në jetën bashkëshortore. Paçka se jo në programin e muzikës apo atë të shkollës por nëse do të vihet në skenë edhe një herë Otello le të organizojnë Drejtoritë në çdo gjimnaz në Tiranë dhe në rrethe diskutime për këtë kryevepër të letërsisë dhe të muzikës Botërorë. Le të flasin për zezakun trim të Venedikut. Janë po këta të rinj që do ta vlerësojnë më mirë muzikën e sotme duke u edukuar me standartin muzikor të klasikes të sprovuar në dekada dhe shekuj. Muzika të ushqen shpirtin,të bën të përulur, dhe njerëzor e jo shtazor, madje me ëmbëlsin e saj muzika të josh që nëse të jepet mundësia, diçka me vlerë të lesh nga pas për brezat. .
Po sponsorizime nga Prishtina e Prizreni, Gilani, Ulqini dhe Shkupi, përse jo?
Shkodranë e tuzjanë dhe më larg, sopranisht i këndojnë me aq dashuri Ulqinakes bukuroshe e me karakter të fortë por që “nuk ja don Nana”. Në mungesë të teatrove të tyre, për Dekadat që do vinë, e TOB do të jetë I të gjithë shqiptarëve që nga Ulqini, Gilani, Prishtina, Shkupi e Dibra e Madhe, pse jo edhe për janinjotët e follorinasit që po i kthehen me respekt rrënjëve të tyre shqiptare. Edhe bosëve të Prishtinës, Shkupit dhe Prizrenit etj ka arësye që tu kërkohet sponsorizim dhe të nxisim me këtë rast vajtjen e tyre një natë në Tiranë. Në kohë, TOB është më afër Prishtinës se sa Sarandës apo Korcës. Nuk vihet në Kryeqendrën e Shqiptarëve vetëm për ndeshje futbolli
Nuk duhet të ndryhemi në guackën e sponsorizimeve vetëm këtu. Për fat, jo të gjithë Bosët e sotëm janë si Duka i Mántovës. Disa syresh janë mjaft bujarë por duhet edhe një qasje paksa ndryshe. Nëse Banka, të themi CREDINS apo Inteza SanPaolo, financojnë nga bilanci i fitimit të tyre për shfaqjen e Aidës, përse Bosët drejtues të bankave të mos u këshillojnë personelit të tyre madje të japin shembullin vetjak që së bashku me fëmijët të ndjekin atë që bankat po sponsorizojnë. Edhe punonjësit do të shikojnë se sponso -rizmi bëhet për diçka me shumë vlerë e nuk do ti kursejnë blerjet e biletave dhe përkushtimin kohor në një pasdreke për operan. E njëjta qasje u duhet ndërmendësuar edhe enteve e personave të kamur në Prishtinë, Shkup, Prizren apo Ulqin.. etj
Pak mendim ndryshe e pak kritikë si për “kripë”,
Mbase për të rritur larminë e mendimeve rreth shfaqjes, do më lejohet pak kritikë si vijon: Sidoqë sharmi e sidomos shalët e kolme të Madalenës së datës 21 ishin holluar në shfaqjen e datës 25, një mashkulli apo një plaku, i shkëlqejnë sytë teksa i sheh por a ishte e mirgjetur kjo hollësi, kjo pjesëzë e vënies në skenë ( La mise en scène )? A duhej përqëndruar vëmëndja tek dilaogu muzikor motër vëlla apo ky dialog duhej të shthurte vëmëndjen tek shalët që për fat të keq dhe duam ne, apo nuk duam, “ta bëjnë me sy”. Më e keqja, pas afro 90 minutave që shikuesi ka hyrë në rithmin dhe thelbin e ngjarjes muzikore, shkëputet nga brendia e dialogut të lutjeve e të “dhunës” femërore të Madalenës ndaj vëllait të saj .dhe miret me “shalët”. Jo keq deri këtu por a thua se u rrit numri i shikuesve nga huri i trashë i striptizmit dhe nga “faqet e mëdha me mbathje tip Benx” të vetë striptistes. Aspak! Në mendimin tim edhe sikur të qe propozuar nga dirigjenti spanjoll apo dikush tjetër, nuk duhej pranuar, së paku unë nuk e pranova.
Ndryshe nga data 21, me datë 25, mbylla sytë e ngrita pak kokën dhe vetëm dëgjova se si trupa artistike, të pesë këngëtarët dhe orkestra, ishin shumë pranë përsosmërisë. Disa djem të rinj që i kisha pranë dhe që nja dy herë u kisha bëra me shenjë të lënë bisedën, me siguri menduan: Hajde Xhaje, hajde!.. tani e gjete me fjetë, tani që shalët dolën sheshit. Mbase edhe do të ma thonin por i veshur me kostum të mirë e me kollare dhe sidomos duartokitjet e mia të zjarrta, ju bënë me dije se po shijoja çdo imtësi të muzikës.. e nuk bëhej fjalë për dremitje pleqërore.. .
Përse një Rigoletto pak gungaç e pothuaj jo çalaman. Krejt ndryshe imituesi i tij, krej çalaman në aktin e tretë dhe çalonte sipas rithmit vajtues e toneve të violin/orkestës. Nëse nuk i bie në qafë këtë herë Rigoletto ynë duhet realisht ta përkulte gjurin e dhjathtë veç nëse vuante nga ndonjë palëvizshmëri (ankilozë) e fshehtë e gjurit, gjë që mbase, unë nuk e di. Po bëjnë balet artistët e skenës tek .Kërce me mua (dance with me) e jo më Rigoletto ynë aq i respektuar madje që i mungonte çalimi aq i mirgjetur muzikisht nga Verdi. Edhe gungën po ta kishte më të madhe nuk do i mbetej qejfi Rigoletos së vërtetë.
Sh/përqëndrimi dhe përkujdesjet e duhura..
E si mund të emocionohet Rigoletto nga gëzimi kur në thes ka Dukën por kur për shkujdesjen e Madalenës dhe të Sparafuçilos ai sheh të bijën (tragjikomike kjo) zbuluar nga mesi e lart. I shkreti/povero Rigoletto edhe një herë!! Sikurje është e gjithë shfaqja, edhe ngjarja dihet mirë që në vitin 1832 por nuk shkonte aspak sa ndodhi dhe duhet kujdes lidhur me shpërqëndrimet paçka nëse spektatorët i pikasin apo jo. Në vitin 1967, baritoni ynë i nderuar, i ndjeri Hysein Kurti, i ngërthyer në rolin e Rigolettos, theu parakrahun duke rrahur dyshemenë kur pa Xhildën në vënd të Dukës…ja pra një sikurje e jëtësuar me aq pasion që na u bart asokohe…
Edhe kur studenti Maldier me një kohë vonesë fillon ti shfaqë dashurinë Xhildës, shpërqëndrim është. E me që erdha tek Studenti. Pa bërë vërejtje për zërin, u kënaqa shumë tek Bohema edhe këtu me Dukën. Nëse kostumi i bardhë dukor na bënte “të mbyllnim një sy” për gjatësinë e Dukës, si Student ai duhej të vishej ndryshe, së paku jo me atlete po me një palë këpucë burrash me taka që ta zgjasnin nja pesë centimetra. Nuk po luante Bonapartin i cili paçka se 162, me gjithë kapele behej 175 centimetra, dhe mbi kale, Napolon i vërtetë. Edhe pantallonat, Studenti mund ti kishte shik, të hekurosura e të ngushta në gjunjë që të dukej më i gjatë dhe si i varfër (povero). le ti kishte me dok të kombinatit të Beratit. Një Dukë të shkurtër shtypec është hera e parë që shoh! Një fund me pala korenti, do t’ja zbuste pak Xhovanës këndet e mesore të “valixheve” e shikuesi do përqëndrohej në zërin që aq bukur e amvisoi me dt 21.
Analiza prapashikuese për tu rritur në dekadat që do vinë
Dhe për të qenë i çiltër dhe po aq miqësor me të gjithë sa mban ajo godinë e TOB it e ndërtuar që në vitet 1961 e tutje. Sa keq dhe i ofenduar e ndjeva vehten kur mbi biletën time në derën e hyrjes u vendos makinëza elektronike e verifikimit fiskal të biletës. Ndjeva keqardhje për punojësen që rrin tek dera me mekanizmin zgjatues në dorën e saj. Gjithnjë e kam parë, njashtu bjonde e me sy të kaltërt e gjatë dhe e bëshme përpjestimore njëlloj si kolegia e saj në teatrin e operas të Vjenës. Sa keq, .. deri këtu ka arritur shmangia/evazioni fiskale. Na ka marrë lumi nëse do të policojmë edhe spaktatorin e operas.
Pritet që salla e TOB it dhe skena të riparohen. Mbase edhe praktikat e mira botërore dhe ato të viteve 60 duhet të rivihen në jetë. Tërë kohën me një pallto në dorë e pashë operan. Dikur zbrisnim në katin përdhes dhe linim çadrat apo palltot, kundrejt një numri që na jepej. Përse duhet të bëhem unë zevzek e jo punonjëset e operas kur dikush në vend që të dëgjojë më vëmëndje, flet me shoqen në krah dhe i bën vërejtje për ngjyrat kostumeve apo i thotë se kush do vritet.
Sponsorizimet që trajtova me lart si edhe çmimi i biletave edhe sipas rradhëve duhet të rishikohen. Në vite rreth 10 përqind e shikuesve janë të huaj Evropiane e Amerikane etj. Ehh le të themi që pesë deri nëntë përqind mund të jenë me të mira shfaqjet jashtë shtetit, zëra/instrumentistë, ndryshe nga ata që kemi në trupën tonë. Kjo përqindje nuk i përligj çmimet e ulëta krahasuar me kënaqësinë që marim me vehte. Në vendet evropiane edhe në rradhët më të largëta biletat janë dhjetra herë më të shtrenjta se tek ne.
Dhe meqë shkrojta për kënaqësinë që marim me vehte, ju bëj me dije se që prej dy javësh eci rrugës me zërin e baritonit, të tenorit të mexo e sopranove. Veç duartrokitjeve që u dhashë, nëse do hasem me ta rrugës dhe po me lejuan, do ti përqafoj fort, fort, ndërsa prishinasen për së largu.
Vrapoj e tek Liqeni Artificial e stërvitem dhe u flas atyre që “stërviten” me duhanin. Sidoqë nuk më njohin, më dëgjojnë me vëmëndje sepse po u prish stereotipizmin e të folurit të prindërve që për duhanin u bëjnë verejtje. Në përngjasim, jam i sigurtë që një pjesë të sa ngrita më lart janë çështje që mjedisi i gjërë i TOB it i njeh mirë. Por nuk pritet druri me një sëpatë e le të shpresojme që edhe artikulli do të bjerë në veshë që dëgjojnë dhe qe për një dekade, si bleta, më mirë do të programojnë.
I përkushtuar me klasiken, populloren dhe jo më pak me modernen, muzikë të vërtetë.