Boshatiset burgu i Shënkollit, mbijetoi vetëm një godinë

Pa të dënuar dhe pa të paraburgosur. Kjo është situata në dy godinat e burgut të Shënkollit, në të cilin pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur mbi 260 shtetas të dënuar apo të paraburgosur që prisnin procesin gjyqësor.

Zhvendosja e këtyre shtetasve është kryer për shkak të dëmtimeve në dy nga godinat që janë boshatisur krejtësisht. Nga tërmeti muret janë dëmtuar dhe për këtë dyert janë hapur edhe për të dënuarit, në mënyrë që të shmangej rrezikimi i jetës së tyre.

Në qeli kanë mbetur vetëm krevatet dhe orenditë e tjera që janë pjesë e inventarit të burgut të Shënkollit. Çdo send personal i të dënuarve dhe të paraburgosurve është paketuar nga administrata dhe është dërguar më pas drejt burgut të Shkodrës, aty ku u zhvendosën të burgosurit të cilët u larguan prej këtej pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjovalin Tuci, efektiv në burgun e Shënkollit, thotë se: “Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit”.

SHKARKO APP