Botohet në shqip libri i Ugo Ojetti-t “Shqipëria”
Gjatë gjysmës së parë të shekullit që shkoi, Ugo Ojetti (lindur në Romë në vitin 1871 dhe vdekur në Firence në vitin 1946) qe një personalitet mjaft i njohur i kulturës italiane. Shkrimtar, gazetar, botues i një sërë revistash, kritik arti i njohur, ai qe autor i mjaft veprave. Nga viti 1898 deri sa vdiq U.Ojetti punoi për gazetën më të madhe italiane Corriere della sera, ku qe përgjegjës për faqet e saj kulturore, ndërsa në vitet 1926-27 u bë dhe drejtor i saj. Në vitin 1930 Ugo Ojetti bëhet gjithashtu anëtar i Akademisë Italiane.
Udhëtim në Shqipërinë e vitit 1902