Bregu e “zëmëruar”? Ja kujt ia nxjerr inatin!

Jashtë politikës dhe me një pasion të ri. Majlinda Bregu, ish-deputetja e PD-së, duket se ka nisur të merret me palestër. Këtë fakt e ka bërë me dije vetë ish-deputetja, e cila që në orët e para të mëngjesit ka postuar një foto nga palestra në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet në super formë fizike.

Komentet kanë qenë të shumta e një prej tyre, Bregu i përgjigjet se në jetë ka gjëra më të bukura se pushteti dhe partia.

Por një detaj tjetër që bie në sy nga postimi i Bregut është dixhitura me të cilën ajo ka shoqëruar foton në “Instagram”, ku ndër të tjera shkruan se palestra e ndihmon të shkarkojë nervat. Dhe natyrshëm lind pyetja: Mos ndoshta janë çështjet politike ato që e shqetësojnë ish-deputeten?

https://www.instagram.com/p/Bct0qdvluNM/?taken-by=m.bregu

SHKARKO APP