Brenda botës së errët të krimit/ Njihuni me nënat vrasëse me pagesë

Ato mund të duken si çdo prind i dashur, por kur hyn në brendësi kanë një histori shumë të keqe për të treguar.

Pretendohen se janë nëna shtëpiake, por në të vërtetë janë të përfshira në botën e errët të vrasësve kolumbianë që kryejnë ekzekutime për bandat kriminale.

Ato njihen si “Sicaris” ose vrasëse me pagesë dhe janë të punësuar për të hequr qafe të padëshiruarit. Askush nuk mund të dyshojë pasi fytyrat e tyre janë shumë ëngjëllore.

Një vrasëse, Camilla, 23 vjeçe zbulon se ka kryer gjashtë vrasje me armë, disa prej të cilave i ka bërë kur ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Ndërsa Monica ishte vetëm 12 vjeçe dhe shtatzënë kur kreu vrasjen e parë.

Fotot u bënë tetë vjet më parë në lagjet e shkatërruara të Medellinit, ku në atë kohë kishte dhunë dhe shoqëria civile ishte shkatërruar.

SHKARKO APP