Brenda fabrikës ku prodhohen kukullat seksi (FOTO)

Pekini synon të bëhet qendra botërore e inteligjencës artificiale dhe të implementojë teknologjinë në gjithë fushat e jetës. Në këtë ambient, disa sipërmarrës kinezë po e përdorin ekspertizën në një tjetër front, tek kukullat seksi.

Një prej prodhuesve më të mëdhenj të kukullave të seksit në Kinë ka krijuar modele të reja të pajisura me inteligjencë artificiale që mund të lëvizin krahët, sytë dhe të formojnë fjali të thjeshta.

Pjesë të kukullave janë gati për kontroll në fabrikën WMDoll në Zhongshan, në provincën e Guangdong. Klientët mund t’i personalizojnë kukullat e tyre duke zgjedhur gjatësinë, modelin e flokëve dhe ngjyrën e syve.

Kompania ka shitur rreth 20 kukulla inteligjente deri tani, me çmime nga1,200-6,200 euro. Një kukull seksi mashkull, varur në magazinë. Rreth 1% e kukullave janë meshkuj, të cilat blihen kryesisht nga klientë burra. /Anabel/

SHKARKO APP