Brenda rezidencës luksoze dhe sekrete të Kim Jong-ut (FOTO)

Fotografja ruse Valery Sharifulin ka arritur të ketë foto ekskluzive të pallatit luksoz të Kim Jong-un, teksa ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov vizitoi shtetin komunist.

Diktatori Kim është i njohur për organizimin e mbrëmjeve të mëdha në shtëpinë e tij lukzose, ku mysafirët përfshijnë emra si ylli i NBA-së Dennis Rodman, i cili e ka përshkuar eksperiencën e tij si “udhëtim në Hawai ose Ibiza”, por asnjëherë nuk kanë dalë foto nga shtëpia e Jong-un.

Fotot e shkrepura në vendndodhjen sekrete në Phenian tregojnë shtëpinë e liderit të Koresë së Veriut, Kim, një shtëpi e cila rrethohet nga një harlisje gjelbërimi nëpër kopshtet gjigante ku diktatori shijon shëtitjet me veshjet e tij të zeza.

Ish-truproja, Lee Young-kuk, i cili është kujdesur për Kim për më shumë se një dekadë, tha se diktatori ka jo më pak se tetë vendbanime të fshehta jashtë kryeqytetit.

Rezidenca e Kim Jong-un siç edhe duket është shumë moderne, me një arredim klasik të përzier me modernen, me pishina e shumë hapësira tjera që i ngjason kështjellës postmoderne.

SHKARKO APP