Brenda Spitalit të “luftës”, një ditë mes mjekëve dhe pacientëve të “Shefqet Ndroqit”

Hospitalizmi është periudha më e vështirë e të prekurve me coronavirus. Efektet që ka sjellë informacioni i shpejtë mbi rrezikshmërinë e virusit, por dhe forma e trajtimit të sëmundjes e bën situatën e tyre edhe më të vështirë të paktën emocionalisht

Frika nuk i ka  mundur. Mjekët me shpresën te shkenca, e pacientët me shpresën te mjekët.

Të mbledhur në dhomën e mjekëve, këta heronj me veshjen që duken si astronaut shqyrtojnë gjendjen shëndetësore të të shtruarve në këtë spital.

Ditët e para të pandemisë kanë qenë të frikshme,  më shumë i trembte e panjohura tregon doktorësh Eugerta Dilka.

Dilka: Ditët e fillimit kanë qenë pak të stresuara. Të dhënat mbi koronavirusin kanë qenë akoma të paqarta. Ka qenë frika cfarë do të ndodhtë më pas.

E njëjta frikë thuajse ka pushtuar edhe të gjithë stafin shëndetësor, në momentin e  përhapjes së pandemisë.

“Jemi trembur pak. Edhe pacientët pyesin sa do rrimë”

Kjo situatë i ka ndarë edhe nga familja, nga të afërmit, për të cilët kanë shumë mall.

“Ne mjekët na quajnë heronj, faktikisht heronj janë edhe familjarët e mjekëve, sepse dhe ata e ndjejnë punën tonë. Ne jemi të vecuar nga ata”

“Ku ka nënë që nuk e merr malli për fëmijët”

Eugerta Dilka na shoqëroi në të gjitha zonat spitalit covid 2.

Ajo i përshëndet të gjithë dhe pyet për gjendjen shëndetësore të pacientëve.

“Puna jonë vazhdon me infermierët, të cilët zbatojnë terapinë dhe marrjen e ekzaminimeve”

Mjekët, infermierët dhe sanitarët janë bërë si një familje për pacientët, i kurojnë dhe i ushqejnë.

“Ne  jemi kthyer si një familje për ta. U ndihmojmë për tu ushqyer, i japim ilace, ka raste që edhe i ndërrojmë, sepse familjarët nuk lejohen”

Normaliteti u mungon të gjithëve.

“Do të bëj një shëtitje me makinë ku të mundem”

Me falënderime të panumërta për stafin mjekësor, pacientët tregojnë përjetimet e tyre. e vetmja mundësi komunikimi me familjaret është telefoni.

Kur u përmend të afërmit, sytë u mbushen me lot, gjëja e parë që do bëjnë pasi të dalin prej spitalit, është përqafimi i tyre.

“Normale që më mungojnë. Flas në telefon. Do përqafoj nënën, nusen dhe kalamajtë, kjo është gjëja e parë që do bëj”, tha një pacient.

“Aty pashë edhe raste që u ndanë nga jeta. Unë fal zotit, fal përkushtimit të mjekëve, kontributit të tyre, reanimatorë, sanitarë apo infermierë, të cilët punojnë me përkushtim kanë një kulturë pune. Unë mendoj se ata më shërbyen dhe unë u ktheva në jetë”, u shpreh deputeti Adriatik Alimadhi.

Disa sapo janë shtruar, e të tjerë presin të dalin, të gjithë me shpresën që kjo situatë të kaloj sa më shpejtë e ti kthehen normalitetit.

Me frikën se mos situata përkeqësohet, reanimacioni por edhe çdo  pavion tjetër është në gatishmëri.

Ndërkohë që mjekët dhe infermierët punojnë edhe 16 apo 24 orë në këto ambiente, jashtë spitalit operojnë autoambulancat.

“Edhe ka frikë, por duhet kujdes. Në sikur u mësuam me këto ngjarje të tilla. Me fëmijët mbaj distancë”

Pavarësisht rrezikut, çdo anëtar i stafit mjekësor punon në vatrën e vetë, të secilës vatre të kësaj sëmundje.

/ Ora News

YouTube player

SHKARKO APP