Britanikët nuk dinë të ndalen (FOTO)

Pjesa më e madhe e Evropës është goditur nga stuhia “Ciara”, e cila deri më tani ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në vendet që ka prekur. Era me shpejtësi deri në 160 km/h e shoqëruar me reshje të dendura të shiut ka krijuar kaos dhe panik tek qytetarët. Një nga vendet e prekura më së shumti është dhe Britania e Madhe. Në fotot e publikuara duket se të rinjtë britanikë nuk shqetësohen për stuhinë dhe nuk e ndalin argëtimin e tyre të përjavshëm në klubet e natës. Ata janë konsideruar në rrejte sociale si të rinjtë që bëjnë festa të shfrenuara duke e tepruar me pijet alkoolike dhe trazirat që shkaktojnë në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?