Brukseli me imazh të ri diplomatik në Tiranë

Nga Genc Mlloja

Rrallë, jo, jo, kurrë do të thoja, nuk kam parë që një ambasador i huaj të jetë përcjellur me kaq antipati sa shefja e Delegacionit te BE-se ne Tirane, Romana Vlahutin.

Humbja e respektit ne nje nivel te tille ne shume segmente te shoqerise shqiptare nuk ka ndodhur kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shume problematike ka qenë”, nje diplomat me pat thene kur Brukseli e emeroi. “Shume probleme do te krijoje ne Shqiperi”, tha diplomati, një dashamires i vendit tonë. Ai e kishte njohur personalisht shume vite më parë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin e pare që kam patur me Znj. Vlahutin dukej fryma prepotente e një njeriu aspak diplomat ambicja e të ciles dukshem ishte të bëhej protagoniste ne vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. E pata uruar në perpjekjen e saj.

Si u zhvilluan gjerat mendoj se në ikje ajo nuk ka përse të krenohet shumë në këtë drejtim (le çështje të tjera).

Sot çfarë ndodhi në parlament ishte nje ngjarje pjese e vepres se saj ne reformimin e drejtesise te cilin po e le ne pike te hallit.

Pa le pastaj per gjerat jetike te popullit- niveli i jeteses, gjendja e shtresave ne nevoje nder te cilet brezi i moshes se trete etj. etj. Asnjehere nuk eshte degjuar ajo te jap ‘keshilla’ per kete aspekt jetik te nje vendi e populli silurse jane te moshuarit, brezi i trete.

Europa demokratike është shume e ndjeshme ndaj kësaj ceshtje.

Per me teper Znj. Vlahutin po e le Shqiperine pa u hapur bisedimet per anëtarësimin e saj ne BE, e sido te jete puna edhe per te eshte nje minus, aspak krenari.

Ishte Ambasadore, ne fund te fundit, e kishte premtuar!

Por demi më i madh, sipas mendimit tim, eshte ceshtja e imazhit te vete Brukselit.

Eshte normale qe njerezit te shikojne tek nje ambasador perfaqesuesin e nje vendi apo organizate si ne kete rast te BE. Diplomatja ne ikje Vlahutin duket ia ka ulur me me shume pike se cdo diplomat tjeter imazhin Brukselit ne syte e shume shqiptareve.

Le te shpresohet qe drejtuesi i ri i delegacionit te BE-se te rivendose autoritetin diplomatik dhe profesional te Misionit dhe te kontribuoje qe shqiptaret te ecin pa medyshje ne rrugetimin drejt Europes se bashkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?