Bualli hedh përpjetë “mbretin” për një hardhucë (Video)

Pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur një buall shpëton një hardhucë nga ngrënia e sigurt nga një grup luanësh, duke fluturuar njërin prej tyre në ajër.

Skena magjepsëse heroike u zbulua në Parkun Kombëtar të Kruger në Afrikën e Jugut para një auditori të magjepsur turistësh.

Video fillon pasi një grup i luanëve të rinj ballafaqohen me një hardhucë në fushë të thatë.

Ne shohim një luan të vogël duke marrë në gojë hardhucën, duke vendosur për ta ngrënë pranë barit të gjatë. Shpejt, atij i afrohet një tjetër luan.

Më pas, një buall i fuqishëm sulmon luanët duke shpëtuar kështu hardhucën.

Bualli pastaj qëndron tek hardhua e gjakosur, për ta mbrojtur me sa duket nga pjesa tjetër e grupit të luanëve.

Sune Eloff, 32 vjeç, ishte një nga shikuesit me fat që dëshmoi skenën e jashtëzakonshme.

 

SHKARKO APP