Bujqësia ka sukses, vetëm kur bazohet në dije

Nga Nuri Dragoj –

Në rajonin Vorë-Maminas, thuhet se toka ngjason me parajsën. Aty edhe sasia e oksigjenit është më e madhe, ka shumë njerëz të ndershëm e punëtorë. Të jetosh me ta, do të thotë të besosh në idealen, në një jetë të lumtur e larg andrallave të ditës, larg politikës, pasi në këtë mënyrë mund të guxosh për të bërë gjykimin e duhur. Pavarësisht se gjenden në periferi të kryeqytetit dhe të mbytur nga punët e mëdha që kërkon bujqësia, këta njerëz, të përfshirë nga ankthi dhe streset, nuk i shpëtojnë dot pasionit të çmendur të politikës. Bëjnë politikë edhe ata, kur ulen në ndonjë kafe, kur bisedojnë në grupe fshatarësh, të ulur diku apo në këmbë. Janë të ndarë, majtas e djathtas, të tolerushëm deri diku, por që ndonjëherë bisedat ashpërsohen. Bëjnë politikë sepse e dinë që politika e shpejton procesin e zhvillimit, ose e frenon atë.

Fshatrat janë rralluar. Thonë që ka mbetur 1/2 e popullsisë së viteve 1990. Të tjerë mendojnë se shifra është edhe më e ulët. Ka pak të rinj në këto anë. Kanë ikur djemtë. Një pjesë ka zbritur në kryeqytet apo në Durrës, të tjerë kanë kapërcyer kufijtë e vendit, në Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Suedi, Danimarkë, Kanada, kudo. Kanë mbetur kryesisht të moshaur. Ata lëvizin me vështirësi. Nuk bëjnë dot punë si më parë. Sytë i mbajnë nga rruga. Kanë shpresë. Kushedi, thonë… Gjithçka u lexohet me shikim të parë. Gjurmët e lena nga parmenda e kohës, u ka lëruar ballin, u ka hapur brazda të thella, e flokët i ka mbuluar bryma.

 

Biznesmeni që i beson vetëm punës befason studiuesin italian. Alfredo Buonacorsi shprehet i habitur: Jemi në Tiranë apo në Milano?

 

Në sistemin e kaluar nuk kishte sipërmarrës privat, por edhe sipërmarrjet shtetërore nuk ishin të lira, por të varura nga plani i centralizuar i ekonomisë. Pluralizmi trokiti në prag të shkatërrimit të ekonomisë socialiste, ku ligjet e ekonomisë kapitaliste ishin përmbysur dhe Karl Marksi lexohej sëprapi. Vinim nga një sistem tërësisht i mbyllur. Për më tepër, specialistët e bujqësisë mbetën në rrugë. Pronësia mbi tokën u përballë me probleme të mëdha. Ligji 7501, këto 30 vite, e la pronësinë mbi tokën në udhëkryq. Hipotekat u ktheyn në qendra të rrezikshme korrupsioni. Gjykatat ca më keq. Kështu njerëzit morët rrugët e mërgimit dhe gjakmarrja u gjallërua.

Por pati nga ata që ditën të orientoheshin. U dashuruan pas ekonomisë së tregut, edhe pse nuk e njihnin atë. I mësuan sekretet duke ecur, duke humbur e fituar. Disa prej tyre dështuan, të tjerë mbeten në fazën fillestare, por nuk munguan dhe ato që erdhën duke lulëzuar. Ekonomia e tregut, është një lloj maratone. Nisen shumë në garë, por pak e çojnë deri në fund.

Një prej tyre është dhe Agim Rameta, president i firmës “Arli shpk”. Me biznesin e tij, nuk tenton të gjejë rrugë të tërthorta për të rritur fitimin, por ndjek rrugën e drejtë: të punojë dhe të fitojë. Dhe ia ka arritur qëllimit. Është një biznesmen i habitshëm. Të gjithë kanë ankime ndaj shtetit. Ai jo. Dhe kjo nuk ka lidhje me favore, por me dinjitetin e tij. Agimi thotë se shteti ka punën e vet, ndërsa ne tonën. Të dy palët jemi të rinj. Të dy palët bëjmë gabime. Çështja është që, në radhë të parë, secili të bëjë punën e vet mirë. Ta shohi veten me sy kritikë. Nëse veprojmë në këtë mënyrë, të gjithë, nëpunës të shtetit dhe të biznesit, marrëdhëniet do të jenë edhe më të mira.  Gjithsesi nuk mohoet fakti që, sipërmarrësi ka nevojë edhe për mbështetjen e shtetit, pasi, në një farë mënyre, ai është ortak me të. Paguan taksa, punëson njerëz, ndikon në rritjen e të ardhurave në tërësi, përmirëson jetën sociale të familjeve të veçanta. Me një fjalë, as shteti nuk mund të mbijetoi pa biznesin dhe as biznesi nuk mund të jetë i sigurt, kur shteti punon pa rregulla, kur ligjet nuk zbatohen.

Jemi në Maminas. Aty kam qenë dhe pak muaj më parë, me profesorin e Universitetit të Pizës, Alfredo Buonacorsi. I ndodhur përëpara atij mjedisi, befas ai tha: Jemi në Tiranë apo në Milano? Kishte të drejtë. Aty ku është maja e bujqësisë praktike shqiptare, çdo gjë është perfekte. Asgjë më shumë nuk ka në Londër, Madrit apo Romë. Takojmë biznesmenin Agim Rameta. Bir i një familjeje të persekutuar nga regjimi komunist, njeri me ambicje, pa mllefe, largpamës deri tek ai. Takohet me profesor të fushës së buqjësisë, i pyet për gjithçka të paqartë, për të rejat e shkencës, lidhur me farërat, fidanët dru-frutorë, preparatet e mbrojtjes së bimëve, për shumë gjera. Nuk i vjen turp të pyesi. Por di dhe t’i respektojë njerëzit e dijes. Janë 7 agronomë që punojnë në biznesin e tij. Agronom me përvojë, njohës të mirë të bimës, fidanëve, preparateve dhe pesticideve për mbrojtjen e bimëve, të plehrave kimike etj. Pas rënies së  sistemit socialist, Agim Rameta iu vu punës. Përherë në kërkim të më të mirës. Ka ecur, është rrëzuar, por përsëri është ngritur dhe ka vijuar të eci, deri në ditët e sotme, kur ka krijuar një biznes të sukesesshëm, jo vetëm pse mban familjen e vet, por mbi të gjitha, sepse i shërben bujqësisë.

Aty pamë diçka ndryshe. Ishim grup shokësh nga shoqata e gazetarëve të Bujqësisë: Xhevdet Bashllari (kryetar i saj), Skënder Sina, Marash Mirashi, Bashkim Koçi, Jani Gusho, Ali Coka, Esat etj. Tirana dhe Durrësi kanë bujqësi e blegtori të zhvilluar. Fermerët punojnë më shumë se kudo, pasi dhe tregun e kanë më të garantuar. Agrim Rameta na tregon se, ai dhe stafi i vet, nuk tregtojnë asnjë preparat kimik, pa patur të dhënat e studimit të tokës. Nuk jep pesticide për spërkatjen e bimëve apo drufrutorëve, në raste të infeksioneve, pa saktësuar diagnozën. Këto i dinë mirë dhe gazetarët Mirash Mirashi e Esat Çuçllari, që janë mjeshtra për kronikat e këtij sektori.

Agimi është njeri interesant, ka sy të shndritshëm, në retinën e të cilëve hapin petalet kumbulla e molla, lulëzojnë kallëzat e grurit, blerojnë gjethet e njoma të hardhisë. Të gjitha këto imazhe, ai i mbyll në mbrëmje nën qepallat e lidhura. Na duket sikur edhe në gjumë, Rameta punon diku nëpër fusha, sheh shëndetin e bimëve, mendon më të mirën e tyre. Edhe në duart e tij ka diçka të habitshme. Aty ka lenë freskinë e vet vesa, kanë lënë gërvishtjen e embël kallëzat e grurit, kanë shkundur polenin qindra lule të drufrutorëve të kësaj zone, më një fjalë, aty toka ka lenë relievin e vet të çuditshëm. Toka kërkon djersë, duhet gërmuar, përzjerë, njohur dhe analizuar, me qëllim që fermeri të mësoj më shumë për bimën që dëshiron, për rendimentin që afron, për punimet që duhen kryer, ujitjen e kullimin, plehun organik e atë kimik. Kërkohet kujdes me plehërat, sepse mos respektimi i dozës mund të djeg bimën, rrit përqindjen nitriteve në të, etj. Dashuria për punën, për tokën, për bimën, është pjesë e jetës së fermerit, është bukuria e shpirtit të tij. Kështu mendon Agim Rameta. Ndaj dhe është kaq shumë i preokupuar.

Po si e realizon një gjë të tillë, biznesmeni Agim Rameta? Me punë. Shtatë agronomët e tij janë përherë në aktivitet. Dhe janë me emër. Fillimisht kanë punuar agronomët Muharrem dhe Islam Domi, Rexhep Uruçi, Hysen Domi, Qemal Fusha. Por mosha bën të vetën. Tashmë ata janë në pension. Të tjerë agronom, të vjetër e të rinj, janë bërë pjesë e ekipit të tij. Agronomët Armelin Rameta, Lulzim Rameta, Dashnor Osmani, Andi Faqoli, Ledin Hida, Vlash Lazeri, janë gjithë ditën të angazhuar. Nuk duhen lenë mënjanë dhe kimistja Elidona Biçaku apo juristi Altin Herri. Në mbështetje të tyre janë dhe ekonomistët Ajsela Begaj, Adela Rameta, Arta Herri. Janë specialistë që ndjekin me seriozitet detyrën dhe nuk pranojnë të shkelin asnjë grim nga ligjet e shtetit. Në radhë të parë këtë u kërkon dhe vet Agimi.

Së pari, Rameta importon fidanë, farëra dhe preparate për mbrojtjen e bimëve, vetëm në Tregun e Bashkimit Europian, nga Anglia, Franca, Italia, Gjermani, Spanja etj. Ato janë të certifikuara dhe të garantuara njëkohësisht. I blen disi më shtrenjtë. Por është i kënaqur. Nuk dëshiron të abuzoj. “Të vret Zoti, – thotë Agimi, – nëse fermerit ia bën me hile”. Ndaj nuk ble fidana pa kriterë. Importon ato fidanë dhe farëra, që janë të përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë, të ndarë sipas zonave.

Së dyti, kur një fermer vjen për të blerë në biznesin e tij, ai e sqaron me detaje, si duhet të hidhet fara, kur duhet të mbillet fidani, thellësia e hapjes së gropës, mënyra e plehërimit, rëndësia e plehut organik, teknika e krasitjes e kështu me radhë. E bënë këtë, sepse ka patur raste kur fermerët kanë blerë, bie fjala, fidanë hardhie të një varieteti italian, shumë të mirë për verë, por nuk e njihnin teknikën e krasitjes për atë varietet. Për pasojë merrnin pak prodhim. Kur pyetën specialsitët e Rametës, puna ndryshoi, prodhimi u trefishua. E njëjta gjë bëhet edhe për preparatet antibakteriale e antiparazitare. Ata dinë të luftojnë myqet e ndryshme. Janë mjeshtra të luftimit të sëmundjeve të vrugut, hirit apo tënjës te hardhia, të syrit të palloit apo mizës te ulliri, krimbave të ndryshëm, në fruta e perime, si dhe shumë infeksione të tjera.

Së treti, bëhen pjesë e hallit të fermerit, përcaktojnë bashkë dhe diagnozën. Para se të tregtojnë ilaçin, specialistët kërkojnë të binden, nëse është diagnoza e duhur. Mbase nuk mund të shkojnë te çdo fermer, pasi është e pamundur, por ata kërkojnë të dhëna nga vet fermeri, ndonjëherë kërkojnë dhe foton e bimës. Natyrisht, ata i njohin sëmundjet e bimëve, sipas stinëve, madje për gjithë rajonin që mbulojnë dhe janë të orientuar. Por jo pak rëndësi ka mënyra si bëhet spërkatja e tyre, doza e përdorur, momenti më i përshtatshëm, e të tjera.

Janë të shumtë fermerët që takuam në disa fshatra, të cilët flisnin me shumë respekt për biznesin e Agim Rametës, dhe ndiheshin të kënaqur. Të tillë ka shumë, jo vetëm në Tiranë e Durrës, por edhe në rrethe të tjera, Lezhë, Shkodër, Kavajë, Lushnjë, Elbasan e kështu me radhë.

-Nuk i dëgjova specialistët e Agim Rametës, na tha një fermer në zonëne Sukthit, që kishte tre hektarë me vreshta. Për pasojë, humba shumë. Nuk e bëra spërkatjen e rrushit në kohë. Për tri ditë e kam humbur davanë.

 

Shkolla e mesme profesionale “Arli International”

 

Në katin e parë të godinës gjigante janë të vendosura, si në një farmaci moderne në qendër të Parisit, të gjitha medikamentet që përdoren për mbrojtjen e bimëve. Në krah të tyre është farmacia veterinare. Me tej magazina për tregtimin e mallrave me shumicë. Në katin e dytë, një djalosh udhëzonte dy të rinj, për mënyrën e kultivimit të hardhisë në vresht. Quhej Lulëzim Rameta. Djal i mençur, tepër shoqëror, me komunikim princëror, i qeshur dhe simpatik. Ishte bashkë me një djalosh që ishte diplomuar agronom me rezultate të larta, qe njohës i gjuhëve të huaja dhe kishte shumë dëshirë për punë. Ishte nga Librazhdi.

-Si mundi të vinte në biznesin tuaj, një djalë nga Librazhdi? – pyeta Agimin. Ai qeshi e tha:

-Shqipëria është e vogël, fare e vogël dhe s’ka vend për të thënë nga është njëri e nga është tjetri. Pastaj unë shkoj përherë në Fakultetin e Agronimisë dhe nëpërmjet të trupit pedagogjik, interesohem për studentët më të mirë. Natyrisht nuk mund t’i marrë të gjithë. Andi Faqoli ka dalë me rezultate të larta në mësime. Ndaj menduam ta punësojmë këtu. Madje dëshirojmë edhe ta specialzojmë në Itali, Spanjë etj.

Afrohem pranë një agronomi të ri, pjesë e familjes Rameta, dhe e pyes:

-Çfarë sektori mbulon në biznesin e familjes?

Lulëzim Rameta përgjigjet buzagas.

-Ne kemi hapur shkollën e mesme profesionale, jopublike. Ndihej mungesa në informacionin bujqësor, në përgatitjen e specialistëve për gjithë sektorët e saj, dhe menduam të bënim diçka. Shkollën e kemi emërtuar “Arli International”. E gjykuam të nevojshme, sepse të rinjtë kanë shumë nevojë për njohuri bujqësore dhe blegtorale. Shkolla është e licensuar nga Ministria e Arsimit e Sportit.

-Njihet zyrtarisht si shkollë e mesme, pra nxënësi që mbaron mësimet në shkollën tuaj, mund të vazhdojë më tej studimet në univesitet?

-Patjetër. Ne u kemi dhënë të drejtën për t’u regjistruar të gjithë nxënësve që kanë mbaruar klasën e nëntë, tre vitet e fundit. Pasi të mbarojnë shkollën, ata mund të ndjekin shkollën e lartë, në çfarë dege të dëshirojnë, pa asnjë kufizim. Teknologjia dhe mjetet me të cilat punohet në këtë shkollë, i përgjigjen tërësisht tregut të punës. Nga ana tjetër, modulet dhe kurikulat janë të mbështetura në përvojën e vendeve të Bashkimit Europian dhe të miratura nga Ministria e Arsimit. Nxënësit e kësaj shkolle pajisen me diplomë, në shqip dhe anglisht. Kjo diplomë është e vlefshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Bashkimit Europian.

-Cilët janë pedagogët që japin  mësim në shkollën tuaj?

– Kemi zgjedhur mësimdhënës nga më të aftët, pedagog me tituj, doktor shkenash dhe profesor. Po ashtu, në shkollë ka rregull e disiplinë, afrohet shërbim mjekësor në çdo kohë, mjedise argëtuese dhe shlodhëse etj.

-Ju mendoni se nxënësit e dalë nga kjo shkollë i nevojiten tregut?

-Patjetër. Madje, të kualifikuarit në shkolla profesionale, janë shumë të kërkuar prej tregut. Si të thuash, tregu ka etje dhe dijet e tyre.

-Cilat janë kriteret për të hyrë në shkollën tuaj dhe a ka lehtësira nga biznesi që e afron këtë shkollë?

-Po. Siç thashë më lart, mund të regjistrohet kushdo që dëshiron, me kusht që të ketë kryer shkollën 9 – vjeçare. Madje kemi kushte të përshtatshme edhe për nxënësit që vijnë nga lart. Shkolla jep bursë për nxënësit që kanë mesatare të nostës 9 deri në 10. Afrojmë gjysmë burse për nxënësit me masatare nore 8 deri në 9, si dhe për nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore.

– Për çfarë kursesh bëhet fjalë?

-Organizojmë kurse me kohëzgjatje 2 muaj, 6 muaj dhe një vit. Ato janë në funksion të përgatitjes profesionale për agroturizmin. Përgatisim kuzhinier, picaiol, pastiçier, banakier, kamarier etj. Tregu i turizmit është i etur për punonjës të kualifikuar në këtë fushë, sepse ata përgatiten jo vetëm në aspektin e aftësive teknike, por edhe qytetare, të shërbimit me kulturë europiane, ku bëjnë pjesë prezenca, edukata, pastërtia dhe mënyra e srvirjes së shërbimit.

Hyjmë nëpër auditor. Shkolla ka mjedise të shkëlqyera. Orendi të reja, stenda pa fund, laborator modern, gjithçka shkëlqen. Urime dhe suksese shkollës së shumë kërkuar.

 

SHKARKO APP