Bukuroshet e “Miss Globe” promovojnë turizmin shqiptar

 

Sipas organizatorëve të këtij eventi bukurie, ajo që “Deliart Association” ka synuar që nga fillimi i këtij misioni ka qenë prezantimi nëpër botë i një Shqipërie tjetër, jo si vendi i shumë problemeve dhe varfërisë, por paraqitja e Shqipërisë së vërtetë, vendit të lashtë dhe të bukur, me bukuri natyrore tërheqëse dhe me një kulturë mikpritëse.

Pas vizitës në simbolet e diktaturës në bulevardin qendror të Tiranës, bukuroshet janë shoqëruar edhe për një vizitë tjetër në rezidencën qeveritare (Vila 31), e cila vite më parë shërbente si shtëpia e udhëheqësit të lartë komunist të kohës.

 Gjithashtu vajzave pjesëmarrëse në “Miss Globe” iu shpërndanë materiale promocionale për t’u njohur me kulturën, traditat dhe bukuritë natyrore që vendi ynë ofron. “Miss Globe” është një eveniment i përvitshëm, i cili në dhjetë vitet e fundit zhvillohet gjatë muajit tetor. Ky event bukurie ka ngjallur kureshtjen e shumtë të qytetarëve, të cilët i shikonin me admirim bukuroshet teksa bënin paradë në rrugët e kryeqytetit. “Miss Globe 2014 pritet me shumë emocion në natën finale të saj edhe nga teleshikuesit, besnikë të kësaj ngjarjeje bukurie.

Blerta Krapja

 

SHKARKO APP