Buqetë lulesh për “Mother’s Day”

Nga Mimoza Dajçi/(Westvood, New Jersy, Maj 2016)/
Organizatat e Grave Shqiptare – Amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” dhe “Marigona” u takuan në New Jersy me rastin e festës së bukur të nënave amerikane, e cila i dedikohet nënës së Anna Jarvis nga Filadelfia, vdekur vite më parë të dielën e dytë të muajit maj, e që Presidenti Willson njëherësh mik i madh i shqiptarëve e ka njohur ligjërisht këtë ditë si “Mother’s Day” në SHBA në vitin 1917.

Mysafiret nga Bronx-i, Queens e Brooklyn u pritën nga Shoqata “Marigona” ne Lokalin klas e luksoz në Westvood – New Jersy. Shoqata “Marigona” mban emrin e vajzës shqiptare që qëndisi flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë, që u valëvit në Vlorë më 1012 nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali. E ftuar nderi ishte Pastoria nga New York-u Que English, e cila kandidon për zgjedhjet e ardhshme si Senatore e New York-ut. Ajo ka mbështetjen maksimale të Partisë Demokratike ku aderon prej vitesh. Que English është një femër e zgjuar, humane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut në SHBA. Ajo ka merita të veçanta edhe për të drejtat e gruas e fëmijëve dhe bën një punë të jashtëzakonshme për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore. Que English ka disa vite që bashkëpunon me Organizatën e Gruas “Hope & Peace”, duke e mbështetur në shumë nisma e fushata me karakter human e paqësor, si pranë Kombeve të Bashkuara në New York ashtu edhe për suportin që i jep anëtareve të kësaj organizate për zgjidhjen e çështjeve juridike ku janë përfshirë për kujdestarin e fëmijëve, divorcit etj.

Në këtë takim ku nuk munguan ushqimet e mrekullueshme të natyrës shqiptare dhe amerikane, u fol për të drejtat e gruas në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Strugë, Shkup, Çamëri  e treva të tjera shqiptare si dhe për një bashkëpunim të mirë mes dy organizatave e motrash shqiptare në të ardhmen. Nuk munguan bisedat, kujtimet, recitimet, këngët kushtuar nënave në gjuhën shqipe anglisht dhe në gjuhën filipine – gjuhë që e flet motra medicinale Shawnee Motos. Po ashtu këngë për nënat u kënduan nga Fëllënza Pollozhani dhe Drita Çarçani. Buqeta me lule te fresketa ju dhuruarn zonjave aktive në komunitet si Pastor Que English, Drita Çarçani, Sabije Dervishi, Dita Lekaj dhe Shawnee Motos.

Gjatë këtij takimi që mori ngjyrat e një atmosfere feste të këndshme një mesazh të ngrohtë urimi u erdhi grave shqiptare edhe nga Miss New York-u, Serena Buçaj, e cila së bashku me nënën e saj znj. Kristina Buçaj i uronte nënat shqiptare për Festën e bukur të “Mother’s Day”. Pritet që së shpejti Serena të konkurojë për Miss Amerika në Las Vegas. Urojmë që vajza e bukur dhe inteligjente shqiptare Serena Buçaj të dalë Miss Amerika.

Fjalën në këtë drekë bujare e mikpritëse shtruar me aq kujdes nga pronarët e Restoranit “Benvenuti” në New Jersy, e morën Kryetarja e Shaqatës “Marigona” znj. Sabije Dervishi – autore e 7 librave artistik, Gonxhe Meta, Pastor Que English, Fllënxa Pollozhani, Emine Beqiri , Mimoza Dajçi, Drita Çarçani, Gazmenda Tapija, Leta Mirakaj, Dita Lekaj, etj.

Për ironi të fatit, ndërkohë që nën tingujt melodioz të muzikës së Frank Sinatrës e Elvis Presley ne festonim ditën e nënave, lajmet në shqip njoftuan se: “Një nënë e re në Pejë të Kosovës dhunohej nga i shoqi në ato momente.

Kjo festë tradicionale për nënat amerikane shpresojmë që të ligjërohet edhe në Shqipëri e Kosovë, pasi i dedikohet nënave – lindjes së jetës, trimëreshave, nikoqireve dhe edukatoreve me të mira të fëmijëve në botë. Gjithashtu nga kjo tryezë motrat shqiptare nëpërmjet fotos së tyre të përbashkët uruan për “Mother’s Day” të gjitha nënat në mbarë rruzullin tokësor.

SHKARKO APP