Burrat i stresojnë gratë më shumë se fëmijët, arsyeja do ju habisë

Një studim i fundit i realizuar në SHBA ka dalë në një konkluzion tronditës nëse mendonit se gratë stresoheshin më tepër nga fëmijët, e keni gabim. Mesa duket kohët e fundit kjo gjë ka ndryshuar, pasi shkaktari kryesor i stresit të një gruaje rezulton të jetë bashkëshorti.

Në këtë studim kanë marrë pjesë rreth 7000 nëna të ndryshme, ku ato do ta përcaktonin shkallën e stresit me 8.5%, dhe kanë cilësuar si shkak kryesor partnerin. Arsyeja? Burrat nuk ndihmojnë fare në shtëpi. Sipas këtij studimi shkaku kryesor i stresit, për një nënë të re ishte fakti se nuk i dilte koha të përfundonte të gjitha gjërat brenda një dite. Ato duhet të merreshin me të gjitha punët, dhe mungesa e ndihmës nga bashkëshorti kthehet në stres.

Madje derivat i këtij studimi, ishte fakti se gratë pas vdekjes së burrave bëheshin më të lumtura dhe më të shëndetshme, por e kundërta ndodhte me meshkujt.

SHKARKO APP