“Burrat qajnë!” Fotografi amerikan nxjerr foton tronditëse nga lufta e Kosovës

Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan, i cili realizoi shumë prej fotografive të rëndësishme të pamjeve nga lufta në Kosovë. Por një prej tyre, më shumë se të gjitha i preku zemrat e njerëzve.

Një pikëllim i tillë duket ka lënë gjurmë të thella edhe mbi autorin e fotos, të cilin dëshpërimi i këtij babai e ka përndjekur për një kohë të gjatë.

Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie, thotë koha.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri. Momenti prekës e tregon duke nxjerrë fotografitë e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga serbët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo megjithatë, ishte një histori me fund të lumtur. Pas kthimit në Kosovë, ai pa se familja e tij ishte gjallë dhe e sigurt.

Në një artikull të Newsweek, Turnley tregoi se i ishte afruar Mustafait, pasi i kishte rënë në sy si një burrë i madh dhe i fortë, por që fshihte brenda vetes shumë pikëllim.

“Ai duke qarë nxori kuletën dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe një vajze të mrekullueshme”, ka qenë komenti i fotografit.

Përpara dy dekadash, kjo foto qëndroi në kopertinën e Newsweek International dhe vazhdon të mbetet po aq e fuqishme akoma edhe sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?