Burri që ringjalli Çamërinë….

Nga Daman Sinani*

Keto dite mbushen plot 25 vjet nga dita kur nderroi jete z.Abaz Dojaka, njeriu qe ringjalli Camerine ne ditet me te zeza post-komuniste dhe ne fillimet e para te demokracise aq te mirepritur ne Shqiperi,njeriu qe trokiti i pari dhe udhehoqi grupin nismetar per krijimin e shoqrise-politike atdhetare “Cameria”,duke trokitur ne dyert e politikes se c’orientuar Shqipetare qe ne vitin 1990,per te miratuar programin politik te kesaj shoqerie.
Ishte koha qe une takohesha per here te pare me kete njeri qe me qetesine,dijen dhe finesen administrative qe e karakterizonte mposhti dhe triumfoi ne platforme edhe ndaj z.Sofokli Lazri,nje nga figurat me te njohura te asaj kohe ne ish Komitetin Qendror te P.P.SH. i cili kishte marre detyren te jepte OK-in e cdo programi te pakten me ne perfaqesuesit e Camerise ishte dhe tregoi zell te papare kundeshtimi dhe une qe e kam jetuar ato momente bashke me shume te tjere kemi thene e perseritur vazhdimisht se fati i madh i yni ka qene dhe mbetet prania ne drejtim te ketij problemi madhor i dijetarit e shkencetarit te Etnografise Shqipetare,djalin qe Cameria e lindi,Shqiperia meme e rriti,e edukoi dhe per hir te se vertetes duhet pohuar se kurre ky njeri qe quhet Abaz Dojaka nuk zhgenjeu as shtetin e as Deren e madhe te Dojakajve ne Filat te Camerise,asnje…….!
Abazi ishte jo vetem nismetari,ideatori i gjithckaje teknike –organizative e politike deri sa kjo shoqeri mori ngjyrat e saj te verteta shoqerore-politike,por ishte edhe kryetari i pare i zgjedhur me vota te fshehta ne menyren me demokratike duke i perfituar keto absolutisht 100%.
Me lejo i nderuar lexues i njohur a i panjohur qofsh,me origjine nga Cameria apo cfardo treve tjeter Shqipetare te te tregoje disa nga momentet me te spikatura te jetes te ketij burri te madh nga treva e Camerise,pasi kam patur fatin e madh qe te isha zevendesi i Tij ne drejtimin e shoqerise Cameria qe ne ditet e para…
Eh Abaz Dojaka:
Njeriu qe gjithkush do tja kishte ziline per QETESINE qe e karakterizonte jo vetem ne jeten e perditshme por ne cfardo bisede e ne te gjitha ambjentet politiko-shoqerore.Kur fliste a mbante fjalen apo raportin politik Kryetari i Cameve z.Dojaka edhe miza ne tavan nuk levizte flatrat e saj,e mbi kete qetesi absolute spikaste mencuria e dijetarit etnograf,qe me shume e mbi gjithcka ne keto kohe i meshonte problemit Cam.
Me kujtohet kur doli artikulli i pare i shkruar nga prof.Bashkim Kucuku,(ne ate kohe mori edhe drejtimin e gazetes Cameria dhe u be nje nga kollonat politike te ceshtjes) me titull:…”Cameria Palestine e Harruar…”ku
Abazi jo vetem e vleresoi dhe e permendete shpesh ,por edhe e programoi ne te gjithe deget ne rrethe.Ne kopertinen e ketij programi kishte shkruar nje citat popullor:
Fol,fol moj zhgabe e zeze…
A do veshe ne Preveze…?
Fol e thuaj se do vete…
Ne te pese Vilajete…..!
Abazi ky njeri qe edhe ne momente kyce edhe teper te veshtira per punen,ne mbledhje a ne ballafaqime politike me njerez te politikes Shqipetare apo te Huaj rrezatonte vetem buzeqeshje,nje qetesi absolute sa ne shume raste na nervozonte edhe neve qe ishim bashkepunetore prezent te tij.
Me kujtohet nje moment kur u ballafaquam me nje zonje ,profesoreshe e Juris-Prudences se Helsinkit per pjesen e programit tone te kerkesave ku ne projektin e pare ne kerkonim natyrisht nga mosnjohja e ligjeve nderkombetare …”aneksimin e Camerise ne juridiksionin territorial te Shqiperise…” Profesoresha e nderuar na bindi juridikisht se nje kerkese e tille eshte absolutisht antiligjore nderkombetare dhe ju duhet ta hiqni nga programi………….ne edhe u irrituam pak kur muarem vesh se zonja ishte Greko-Amerikane,ndersa mendja e Abazit riprodhoi atje per atje piken kryesore te kerkeses politike ende te pazgjidhur..duke bere edhe ndryshimin zyrtar te kerkeses politike ………………Te drejten e popullsise Came per tu rikthyer ne vatrat ametare…,Ne moment profesoresha e pyet ne anglisht Abazin:…Jeni Jurist ne profesion? Dicka me teper i pergjigjet Abazi,jam Etnograf me sens nacionalisti,e me qetesine qe e karakterizonte e irritoi diplomaten me ate edukate profesionale ne te drejtat themelore te pakicave ,e kombeve dhe ne moment i dhuron broshuren e komitetit antifashist te Camerise per GENOCIDIN-Cam..
#Abazi-
#Njeriu fjale pak dhe i mireprituri i te gjitheve,Besoj e jane te fresketa takimet e para te sensibilizimit te ceshtjes Came ne tere Shqiperine,Zor se ka mbetur njeri ne ato salla e takime pa u perlotur,deri ne qarje me denese edhe me ligje qe vetem nanat shami-bardha came dine ,dine se ju qante shpirti,dhimbja e malli per vatanin,e me kujtohet se si i perqafonte Abazi shami bardhat kur edhe i kujtohej NUJA e tij,ketu e vetem ne keto momente kam pare lote ne syte e tij.
Ne cdo mbledhje kujtonte e porosiste:@Kurre mos harroni popullsine e cdo qyteti Shqipetar,qe ne ato dite te veshtira happen zemrat e dyert duke na sistemuar dhe kane ndare kafshaten me ne…eshte ne nderin tone kjo te mos harrohet brez pas brezi……MIRNJOHJE PERJETESISHT VELLEZERVE AUTOKTON TE QYTETEVE..DELVINE-SARANDE-VLORE-FIER-LUSHNJE-ELBASAN-KAVAJE –DURRES-TIRANE E KRUJE E cdo shqiptar te ndershem te asaj kohe qe jetonte me hallet tona …..NDERIME E RESPEKTE NE BREZA….
….Burri fjale urte,qe edhe kur nuk e pelqenin programin e tij te Camerise i bente per vete me ate urtesi ziliqare per te gjithe. Me kujtohet kur ishte i semure,ne shtratin e tij ne shtepi, i shkova per vizite familiarisht..ishte i verdhe por nuk e jepte veten,kishte dhimbje por “OH” nuk degjova,e priste vdekjen por pezmatim nuk pasqyronte….

Mirse erdhe me tha,ke bere mire qe ke marre zonjen tende se ne te dy qe jemi ne krye te Shoqerise Cameria,nuk i kemi grate came,por si Tati im edhe Elsa tende e shume e shume zonja te nderuara jane bere me came se camet,e kjo eshte edhe fat per ne e perseri qeshi,,,,kur ne moment i telefonon kryeministri shqipetar z.Aleksander Meksi te cilin e kishte kerkuar e midis te tjeravei thote:—degjo Leka,une jam i semure e nuk trokas dot me ne zyren tende,bile edhe ne takim me z.Berisha pasneser do te dergoje Sekretarin e pergjithshem z,Arshin Rexha dhe N/Kryetarin e shoqerise Z.Daman Sinani…por duke te uruar edhe juve shendet desha te te kujtoje se bashke kemi bere nje marrveshje edhe zyrtare edhe shoqerore,dhe me ke premtuar qe brenda Qershorit(1992) do me miratoshe kater diplomate me origjine nga Cameria,qe une ti kam depozituar ne zyren tende,e ashtu duke qeshur e bere shaka me z.Meksi u kenaq kur ai i premtoi,po qe ne fakt nuk u realizuan kurre,me perjashtim te z.Petrit Kasemi ,edhe ky nje punonjes i thjeshte ambasade…..pasi ne te tjeret dolem te padeshiruar per politiken Greke…..
#Urtesia-Durimi dhe qetesia e tij rrezatonin vetem miresi tek Abazi.A e dini mor vellezer e fillonte fjalen ne mbledhjen e kryesise dhe informonte me nje spekter aq te gjere sa diskutimet tona ishin te panevojshme.E akuzuan ne votimet e 1991,se kamera e kishte kapur duke votuar bashke me z.e tij te nderuar Tati(,qe ai nuk e ndante ne asnje rast) menjehere pas ish presidentit ALIA,e filluan debatet vecanerisht nga perfaqesuesit e Vlores,ai i degjonte me nje durim te jashtezakonshem,duke fshire here pas here djerset e shumta qe paralajmeronin edhe semundjen e mallkuar,e me urtesine qe spikaste deklaronte:Ne qoftese do behej nje studim shkencor biokimik i AND-se ju garantoje se tek camet do te spikasnin vetem fjalen demokrat…a e dini zoterinj,se ne Cameri fjala Bej si edhe Aga,nuk ishte nocion pasuror apo pozicional administrativ,por edukate krahinore ku edhe me fukarai i fshatit thirrej Bej ose Aga ku dhe kur ishte pozicioni i rrespektit te moshes,ndaj rrini te qete Abazi e njeh shume mire Abaz Dojaken,e ashtu me qesendi ,hidhej ne temen tjeter….
#Trimi qe nuk cfaqej kurre me mburrje por me intelekt…..Po ate dite ne krevatin e tij ne dhomen e gjumit qe gjithcka shkelqente nga duart e arta te nikoqires TATI,me nxjerr dhe me jep nje dosje me nje indeks problematik qe vetem ai dinte ti mbante e ti pasqyronte duke me porositur e ligjeruar shume ulet (sa qe edhe kur Tati iu lut te qetesohej,ai vazhdoi edhe pse Tatin e kishte Perendi)ketu brenda ke shume materiale,shikoni e konkludoni me Arshinin,po do te te lutem ke dy letra te gjata,njera e kryetarit te lidhjes popullore shqipetare dhe njera e Kryetarit te Unitetit Kombetar te Elbasani z.Gani Thaci…lexoni e u ktheni pergjigje me qetesi e iu lutni te mos me shqetesojne me me telefon deri sa te sherohem….
Korespondencat e tjera arshivoni,e pas ketij takimi te fundit u perqafuam si per here te fundit.
……Per Abazin…Sado te flasesh ,sa do te shkruash eshte gjithnje pak,shume pak.kete e pame te gjithe ate dite te kobshme kur e percollem ne banesen e fundit ne varrezat e Sharres,ato lote te papermbajtur te shokeve ,miqve te sferave te ndryshmepolitiko-shoqerore si dhe nga perfaqesuesit e shoqerise Cameria nga e gjithe Shqiperia,ku edhe shtypi i kohes u tregua teper shqipetar e fisnik per te pasqyruar kete figure te madhe te Camerise martire.
….Nuk duhet te harroje dhe e kam brenge nje vendim te parealizuar te shoqerise Cameria,perfaqesuese e mbi 200000 cameve ne Shqiperi,:
Ne kuvendin e rradhes besoj te jete ne protokoll,gje qe une e kam kerkuar vazhdimisht gati gati ne cdo tubim cam,edhe ne takimet e rradhes me njerez te shkences e politikes Shqipetare si perfaqesues i Camerise,propozimi me shkrim e me dosje te plota qe z,Abaz:
1.Ti jepej titulli Prof.Dr.,pas vdekjes se mallkuar sepse kishte mbushur afatin kohor te grades Doktori shkencave,por qe vdekja ja nderpreu ne mes procedurat…,nuk di ku ndodhet dosja e tij te cilen e kam dorezuar bashke me nje grup drejtuesish te Camerise ne vendin e kohen e duhur.
@Brenga e ime kthehet ne borxh jo vetem per mua si mik personal e i afert politik me Abazin,po edhe per drejtuesit e tjere te rradhes qe nga Arshin Rexha,Ilmi Saqe, Prof.Selman Sheme,Servet Mehmeti, Ardian Tana e deri tek kryetari i pergjithshem i SHOQERISE “Cameria”
i sotem z. Abaz Hado si dhe Lideri I PDIU-se z.SHPETIM IDRIZI.,
…….Perfundimisht desha qe me rrespektin e kesaj figure Came te ngushelloje familjen e trashegimtaret e Tij,duke rikujtuar se eshte e do te mbetet ne nderin e drejtuesve te sotem te Camerise dhe te politikes se PDIU-se edhe kur kjo ceshtje te kete marre fund,i institutit te historise Cameria qe te pasqyrojne mire e gdhendin me germa te arta cilindo qe iu perkushtua ceshtjes Came,dhe mos te krenohemi me fjale te hazerta sot,per mos te na qeshur te tjeret neser,ketu ka vend per te gjithe por kohet nuk duhen ngaterruar,se po u veprua keshtu pluhuri i harrese do te cimentohet e do te marre marke anticame.Mos qofte keshtu,i ndjeri dhe i paharruari Abaz Dojaka ,ky burre qe pati fatin,mencurine e zgjuaresine te ringjalle Camerine me shume e shume intelektuale came nga e gjithe Shqiperia edhe sot qe mbushen plot 25 vjet qe nuk eshte me mes nesh do ta ngrinte zerin duke thene:Mos harroni veten,ne jemi dikush,jemi vet-vetja.
PO NE ….SHOQERIA “CAMERIA” E POLITIKA CAME…pse heshtim,kur e kush do flase e do vleresoje figurat shoqerore e politike,kaq te spikatura e te dukshme ne kete periudhe tranzitore e shume te trazur e te turbullt…….A duhet te heshtim edhe pas 25 vjetesh……..??????

*Ish n/kryetar i shoqerise Cameria 1991-1999

SHKARKO APP