Bushati i bën dhuratë të “shtrenjtë” Mogherinit

E shtrenjtë jo në para kuptohet. Këtë mendjelehtësi nuk do ta kish asnjë ministër, por e shtrenjtë në atë që përfaqëson vendi i tij për një Ministër të Jashtëm.

Bushati ka shkuar këtë herë në Bruksel me një dhuratë për Federica Mogherinin, një nga fotografitë e shkrepura në Shqipëri pjesë e konkursit të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme.

Fotoja është e çmimit të dytë, një vajzë që qëndron mes maleve, mjegullës dhe me pamje nga pafundësia.

Pak a shumë si Shqipëria, para pafundësisë së ëndrrës europiane por që mesa duket dielli do shkëlqeje jo shumë larg sipas Federica Mogherinit.

https://www.instagram.com/p/BbgjooijI60/?taken-by=ditmir.bushati

SHKARKO APP