Bushati zbulon gazetarin misterioz të ERTV-së (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, në ERTV (Edi Rama Televizion), ka bërë pjesë edhe intervistat me deputetë dhe ministra të qeverisë.

Kuriozitet ka ngjallur gazetari që ju drejton pyetje të ftuarve, për vetë faktin se gjithmonë është me kurriz. Por në një mënyrë a tjetrën, sot ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati me apo pa dashje, zbuloi se kush është personazhi misterioz.

Gjatë kohës që Bushati po komentonte një deklaratë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, tha: “Alteo, sigurisht që duhen përpjekje”.

Dhe ja, mësohet se gazetari misterioz është Alteo Hysi. Megjithëse vetëm me kurriz, një detaj që nuk na ka shpëtuar kanë qenë syzet dhe ora.

R.SH

SHKARKO APP