Buzë pa ngjyrë dhe flokë të lëshuar, trendi i sezonit veror

Buzë me ngjyrë që i përngjajnë nuancës origjinale dhe flokë verore të kapur lehtë, apo rrëmujshëm. Qoftë të kapur me një lidhëse për dy sekonda, që lëshon poshtë valët origjinale të flokëve, apo kapje më elegante, të dy format e kapjes së lehtë të flokëve, kanë një të përbashkët – duken mahnitshëm me buzë pa ngjyrë, si shkëlqyese, apo mat. Shikoni poshtë, 11 të famshme që kanë qëlluar në shenjë, me këtë trend bukurie dhe bëjeni edhe ju stil tuajin.

Melanie Laurent

Melanie Laurent duket e mahnitshme me këtë fustan të shndritshëm, të kombinuar me flokë shprishur dhe buzë që kanë nuancën rozë. Me anë të shkëlqimit metalik, ajo ka dhënë një goditje shkëlqyese, përmes një glamuri të lehtë.

Dianna Agron

Dianna Agron shfaqet plotësisht e freskët dhe verore, përmes grimit delikat të syve, faqet ngjyrë bronz dhe buzë shkëlqyese me ngjyrë që i përngjajnë origjinalit, teksa e ka theksuar dukjen me flokë të lëshuara nga pas.

Joan Small

Buzët shkëlqyese të Joan Small, flokët e drejtuara dhe sytë e hijezuara me ngjyrë pjeshke, janë kombinimi i ri, që pritet të huazohet edhe nga vajzat e tjera të ekranit, ose jo!

Olivia Palermo

Ne i duam shumë flokët e lëshuara të Olivia Palermos, të kombinuara me buzë shkëlqyese pa ngjyrë dhe hije me xixa për sy, për një shëtitje gjatë mbrëmjes.

Rosie Huntington-Ëhiteley

Rosie Huntington-Ëhiteley me flokë të lëshuar dhe buzë pa ngjyrë që kanë një nuancë mat, së bashku me një palë syze të zeza i ka dhënë asaj një pamje shumë glamuroze.

Chiara Farragni

Chiara Farragni me flokë të lëshuar në mënyrë natyrale, buzë pa ngjyrë dhe fustan të bardhë, ka treguar një pamje vërtetë verore, të cilën mund ta realizoje çdo femër.

Kate Hudson

Kate Hudson me buzë rozë, flokë të shprishur plazhi dhe buzëqeshje rrezatuese, lënë një përshtypje të zjarrtë, duke i bërë të gjithë të kenë “xhelozi”.

Cara Delevingne

Cara Delevingne e ka kombinuar bukur pamjen e saj, me buzë pa ngjyrë, flokë të shprishur të lëshuar pas dhe hije të bollshme në sy.

Alexa Chung

Alexa Chung duket e përsosur me buzë ngjyrë rozë dhe flokë që duken sikur të jetë ngritur nga shtrati, duke na bërë që të mos ngopemi me një pamje të tillë verore.

Suki Ëaterhouse

Askush nuk i nxjerr më mirë dridhjet verore se sa Suki Ëaterhouse, me flokët e saj karakteristikë dhe buzë pa shkëlqim, të kombinuara bukur me një fustan në stil sirene.

Karlie Kloss

Karlie Kloss ka qëlluar në shenjë përsëri, me një imazh si të surfistes, përmes flokëve të fijëzuara dhe buzëve natyrale e plot shkëlqim.

SHKARKO APP