Ca hile të vockla para se të flisni me kamera
Me miliona njerëz po punojnë nga shtëpia dhe mbledhjet nëpërmjet video call-ve janë realiteti i ri. Kamera, Zoom-i, Skype, Facetime dhe çdo platformë tjetër janë opsioni i vetëm që ndihmojnë bizneset që gjërat të shkojnë siç duhet. Nga ana tjetër, “presioni” i kamerës sigurisht ka ndikimin e tij prandaj është e rëndësishme të dini ca hile para se të shfaqeni në kamera në mbledhjen e radhës.
Gjej një vend me dritë të mirë
Drita në fytyrë është gjëja më e mirë që mund t’i ofrosh vetes gjatë një takimi virtual. Fytyra shkëlqen dhe personat nga ana tjetër do të shohin një pamje të qartë, një lëkurë të pastër dhe ndoshta do të hutohen nga ju. Drita e mirë është sekreti i parë.
Kujdes me këndin e telefonit!
Një tjetër rregull shumë i rëndësishëm është këndi i kamerës. Mbajeni gjithnjë në një drejtim me sytë tuaj ose pak më lart. Kush do t’i duket qafa më e trashë apo poret e hapura? Askush, kështu që me pak sforcim do të gjesh këndin e duhur.
Kushtoji pak vëmendje lëkurës
Fatkeqësisht kamera e bën lëkurën të duket 10 herë më keq nga çfarë është në realitet. Grimohuni pak para se të dilni në kamera ose nëse do të flisni në Zoom, ju kujtomë që ka një filter të lezetshëm që rregullon lëkurën.
Duhet të dish paraprakisht si do të dukesh
Përgatitja është e rëndësishme. Askush s’ka pse të të shohë me pizhama apo me flokët e shkatërruar. Çfarëdo lloj videoje të jeni duke bërë, është e rëndëishme të dukeni të rregullt dhe bukur në kamera. Duhet ta konsideroni si një takim të vërtetë!