Çadra e shezlongë në ajër, pushuesit sherr me policinë (VIDEO)

Një sherr masiv është shënuar në një plazh të Belgjikës. Dhjetëra burra në Blankenberge janë përleshur me sende të forta, me policinë dhe rojet bregdetare.

Shkak i sherrit raportohet se kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë, për shkak të masave anticovid.

E pas kësaj, pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre, çadra plazhi e shezlongë. Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pashë papritur një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra, e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?