Camaj: Korrupsioni rrëzoi Gjukanoviç, shqiptarët duhet të kontrollojnë ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme

Në një intervistë për Ora News, politologu Vasel Camaj u shpreh se korrupsioni dhe arroganca kanë bërë që të mos jetë më në pushtet Gjukanoviç në Mal të Zi.

Ai tha se ndikim në zgjedhje ka pasur edhe kisha ortodokse, të cilën Gjukanoviç nuk e ka marrë parasysh.

Vasel Camaj: Korrupsioni dhe arroganca kanë bërë që të mos jetë më në pushtet Gjukanoviç. Ndërkohë mendoj se ai ka bërë një kalkulim të gabuar në lidhje me kishën ortodokse. Mund të ndodhë që në të njëjtën shtëpi, një vëlla mund të jetë pro serb dhe tjetri pro malazez. Ndërkohë, shumë malazez besojnë te kisha serbe dhe kjo ka sjellë që një pjesë e votuesve të Gjukanoçit t’ia kthejnë shpinën dhe të shkojnë me bllokun pro serb. Ndërsa partia e udhëhequr nga shqiptari Abazoviç ka tërhequr një numër shumë të vogël të tyre.

Abazoviç ka prejardhje shqiptare, por nuk i takon taborit të partive nacionale shqiptare. Ai ka një pikëpamje perëndimore dhe qytetare. Në Malin e Zi nuk ka shumicë etnike, ka multi etni. Këtu janë kaluar trazira të mëdha që e ka bërë të vështirë jetesën e tyre. Abazoviçi nuk do të shkojë pa asnjë rezervë në koalicion me partitë pro serbe, sepse kanë dallime ideologjike, sepse partia Ura është me bindje qytetare dhe euroatlantike. Mali i Zi do të vazhdojë që të implementojë të njëjtën politikë të jashtme që ka pasur deri më tani.

Camaj tha se shqiptarët duhet t’i kontrollojnë disa poste të rëndësishme si ministria e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme.

Vasel Camaj: Mali i Zi nuk e njeh kulturën politike qytetare, por kuptohet që në këtë situatë qeveria do të vendosë për të ardhmen. Unë personalisht mendoj se për hir të premtimeve që nuk do të shkojnë me Gjukanoviçit, shqiptarët duhet t’i kontrollojnë disa poste të rëndësishme si ministria e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme. Unë kam sugjeruar që Ura të shkojë me pjesën e shëndoshë dhe të vazhdohet me orientimin euroatlantik.

Ai shtoi se shqiptarët kanë qenë faktor stabilizues dhe kanë treguar se kanë pjekuri politike.

Vasel Camaj: Shqiptarët kanë qenë faktor stabilizues dhe kanë treguar se kanë pjekuri politike. Shqiptarët kanë vendosur edhe në të mirën e shqiptarëve dhe për stabilitetin në Ballkan. Kjo është parë edhe parë në referendumin e pavarësisë, ku shqiptarët kanë votues pro më shumë se malazezët. Por nën pushtetin e Gjukanoviçit, shqiptarët kanë jetuar më keq se sa në komunizëm. Sidomos zona e Ulqinit që është kthyer në një shkretëtirë. Shumica kanë emigruar sepse janë gjetur përballë një asimilimi të zbutur.

SHKARKO APP