Çamarroku që ngriti Kinën ”në këmbë” (FOTO)

Mjaft i zoti në matematikë, sfidon dhe temperaturat disa gradë nën zero duke ecur një orë për në shkollë, për të dhënë provimin.

Vogëlushi, i cili thotë se është në klasën e tretë ka mbërritur në shkollë me flokët dhe qerpikët e bardhë, të ngrirë nga bora, teksa termometri shënonte -9 gradë Celcius dhe në shkollë nuk kishte ngrohje.

Ai ka një histori mjaft prekëse, në një zonë rurale të Kinës, e cila pasi u bë publike nga People’s Daily Online, mjaft njerëz u ofruan ta ndihmonin. Babai i tij punonte emigrant në një qytet tjetër, ndërsa nëna e kishte braktisur. Ai jeton me të motrën dhe gjyshen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësuesit rrëfejnë se është një fëmijë mjaft i mbarë dhe absolut në matematikë, ku në provim kishte marrë notë maksimale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?