“Cartel”, reperi shqiptar “thumbon” milionerat për paratë e pista

Reperi shqiptar, 2po2 ka sjellë projektin e ri muzikor solo “Cartel”, ku tematikë janë paratë e pista.Teksti i punuar nga vetë ai nuk dihet nëse është diss për emrat e njohur të ekranit që shpesh komentohen për mënyrën se si bëjnë para dhe jetë luksoze.

“Paret janë veç letra, mo me rëndësi është me bo vepra. Ca me bo që veprat nuk e mbushin pjatën. Luftë për rezistencë me siguru kafshatën”, këndon reperi në një pjesë të tekstit.

Klipi muzikor sjell një grup hajdutësh që janë organizuar për të vjedhur para në një shtëpi luksoze që ruhet nga shumë truproja. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës i reperit nga Kosova.

2po2 - Cartel (Official Video)

SHKARKO APP