“Çdo ditë e qeverisjes “Rama”, arsye e popullit për një “21 Janar””
Përvjetori i ngjarjeve të 21 janarit 2011 ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Zyrtarisht në kërkesën që PS i bëri policisë së shtetit ku i tha se do të bënte një demonstratë megjithëse ligji për tubimet nuk parashikonte demonstratë dhe për këtë arsye policia e shtetit nuk e pranoi kërkesën. Njëkohësisht në kërkesë u tha se nuk mbajmë përgjegjësi nëse del jashtë kntrollit demonstrata megjithëse ligji përcakton qartë përgjegjësinë e organizatorëve për tubimin. Për çfarë u mbaj demonstrata e 21 janarit 2011? U mbajt për arsye se u transmetua një video-përgjim i ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti të LSI ku tregohej një bisedë mes tij dhe zëvendëskryeministit Ilir Meta, ku Meta i thoshte se një biznesmen ka dhënë 600 mijë euro për të marrë licencën e një hidrocentrali të vogël fshati. Kjo u interpretua nga PS sikur Ilir Meta thoshte se ka marrë 600 mijë euro. Nuk u mor vesh qartë nëse Ilir Meta po i kërkonte llogari Dritan Priftit se kishte marrë 600 mijë euro nga një biznesmen apo i kishte marrë vetë. Gjithësesi 600 mijë euro janë një shumë aq e vogël në krahasim me bëmat e qeverisë së sotme sa nëse do të përdoret e njëjta logjikë e 21 janarit 2011, i bie që çdo ditë të qeverisjes Rama të kishte pasur të drejtë opozita të thërriste nga një demonstratë si e 21 janarit, të rrethonte kryeministrin dhe ti jepte ultimatume.
Për analizën e plotë shikoni videon emisionit.