Çelet Festivali Multikulturor i Beratit

Vodafone Albania do të jetë edhe këtë vit mbështetësi kryesor i Festivalit Multikulturor të Beratit,i cili do të zhvillohet në datat 23-25 korrik. Një fundjavë plot argëtim ju pret të gjithëve në qytetin e një mbi një dritareve, ku gjatë tre ditëve të festivalit do tëshpalosenjo vetëm vlerat e artit dhe të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore.

Tre ditë të paharrueshme në Beratin e historisë, për të shijuar panairin e librit dhe artizanatit, arte pamore dhe ekspozita të ndryshme, grupe Jazz-i dhe DJ deri vonë në mbrëmje. Emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova si Flaka Goranci, Guralumi Band, Flamenco Duo dhe DJ Liam Mandiaro do të ngjiten në skenën e festivalit. Nuk do të mungojnë edhe aktivitete të tjera artistike për promovimin e qytetit të Beratit në disa prej vendeve më të bukura të tij si Mangalemi, Gorica, Kalaja Historike, Muzeu Etnografik dhe Ikonografik, të cilët do të hapin dyert për publikun e gjerë. Një nga risitë e këtij festivali ështëedhe organizmi i Panairit të Librit për fëmijë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Edicioni i dytë i Festivalit Multikulturor që ka si qëllim edhe pjesëmarrjen e turistëve të huaj në event, edhe këtë vit mundësohet nga kompania Vodafone Albania, e cila është mjaft e ndjeshme dhe e kujdesshme ndaj promovimit dhe zhvillimit të vlerave kulturore dhe artistike të shoqërisë, pa lënë mënjanë angazhimin e përhershëm për të ofruar shërbimet më cilësore në treg dhe lehtësi të shumta për qytëtarët dhe turistët, të cilët zgjedhin rrjetin Vodafone.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?